Nga Arben Bllaci
Te enjten ne “Rogner” u inaugurua nje muze i vertete. I vertete edhe pse pa mure, pa stenda, pa eksponatet karakteristike te muzeumeve.
Eshte fjala per nje Liber - Muze, me autor zoterine e madh, Ekrem Bardha.
“E VERTETA e Kosoves, Amerika dhe Diaspora”
Keshtu titullohet ky liber i madh i nje patroti te jashtezakonshem, sipas meje me permasa rilindasi. Per fat te keq, nder ne certifikatat e vleres se njerezve dhe gjesteve te tyre, kahmot kane marre vulën e politikes se cdo etape te historise. Pa ate vule, ne psikiken tone kombetare, gjithcka pjesetohet me 100, cdo vlere dhe cdo shkelqim i vlefshem mbulohet me hije, cdo vlere e vertete ose denohet me heshtje, ose persendytet dhe behet rigorozisht e kundërta me antivlerat, ose vlerat kallpe.
Sidoqofte, ka te verteta te medha qe nuk i sfumon dot asnje heshtje. Kontributi i jashtezakonshem dhe percaktues ne perqindjen me te madhe te faktoreve politike, jo politike dhe te kulises, qe pjesa me vitale e Diaspores Shqiptare te Amerikes ka dhene pa kursim per Shqiperine dhe Kosoven, eshte nje korpus i madh i arte qe ne mos e njohshim sot, do ta njohim neser. Ose nese e njohim sot, po heshtim per arsye te trishtueshme, do na vije turp neser.
Ne librin e vet zoti Ekrem Bardha, shqiptari i pare (as Noli, as Konica) qe ka mundur te shpjere ne Kongresin Amerikan zërin e Shqiperise, pasqyron me nje vertetesi dhe me nje korrktesi mahnitese, vit pas viti, muaj pas muaji, ne rastin e Kosoves deri edhe dite pas dite, rrjedhen e fuqishme te ngjarjeve qe ka ndjekur dhe shpesh edhe ka inicuar Diaspora Shqiptare ne Amerike. Gjithcka, cdo influence politike dhe cdo kontribut financiar, ne dobi te Shqiperise ketej dhe andej kufijve te saj. Kujdesi per te sistemuar, arkivuar dhe dokumentuar nje pune kolosale bere ne me shume se 50 vjet kontribut, eshte dëshmia me e plote e nje levizjeje aspak “tafti bafti”, por e nje strategjie te miremenduar e te saktestudiuar ne cdo detaj e ne cdo etape te shkallëzimit te saj, ne pergjigjen adekuata ndaj situatave qe përjetonte sidomos Kosova.
Borxhi ndaj ketyre burrave te ndritur, sa edhe te anatemuar ne nje kohe tjeter te erret, nuk shlyhet kurre me dekorata, sado te larta te jene ato. Kontributi i tyre duhet te behet pjese e historise, pjese e programit te shkollave deri me te larta, te jete pavion i vecante ne muzeumet kudo qe ndodhen, kudo ku flitet shqip dhe ka interes per shqiptarine. Ata burra te mëdhenj duhet te derdhen ne buste qofte edhe persegjalli, ne menyre qe te ikin te çliruar nga akthi dhe mëdyshja per vlerën histoike dhe jetike te punëve qe bene per mëmëdheun e tyre. Mjaft i perdorem guret e Shqiperise, daltat dhe fonderite e skultoreve per te bere heronj fiktive dhe figura te errëta gjer ne ditët me te mbrame. Ata burra, me Ekrem Bardhen ne krye, duhet te vishem me petkat e rilindasve te kohes sone, sepse shtati i tyre eshte prere per ato petka te praruara.
Botimi i ketij libri te madh, jo ne rinine apo ne kulm te pjekurise dhe vitalitetit te jetes se autorit, po vetem ne perendim te jetes se tij, eshte nje deshmi e ndershme, jashte cdo pretedimi qe kane zakonisht te gjallet per ofiqe dhe nderime. Eshte nje thirrje, eshte nje rruge e hapur dhe e ndritur per te ndjekur, ruajtuar dhe siguruar te nesermen e Shqiperise. Eshte nje mesazh gati - gati i shenjte.
Faleminderit z. Bardha edhe per c’keni bere ju dhe shoket tuaj per Shqiperine! Po faleminderit edhe per kete muze te madh e jashtezakonisht te dobishem qe na e late ne leter, jo ne gure e ne dru muzeumesh.
Paçi jete te gjate!
Bllaci, je perpjekur "te lartesosh" shqiptarin Bardha, por e ke ndyre keqas fytyren tende por edhe autorin e ketij libri . Nuk te njoh. Nuk di çfar vlerash ke, por u plaka dhe nuk me ka rastisur te lexoj nje shkrim kaq te peshtire, me elozhe dhe nje perunjesi si te nje njeriu qe do tibente nje sulltani, para varjes ne litar. Aq sa edhe Konicen e Nolin e Madh, i ben si buburreca para ketij "burri te madh", duke e perseritur çdo rresht "burr i madh", dhe e tera kjo per nje 300 dollar. Jo mor jo, ka patur e ka burra me te medhenj se autori i ketij libri, por ata burrat vertete te medhenj, nuk kane porositur kronikanet ti paraqesin ata te medhenj apo super te medhenj si ne rastin tend e te autorit. Sidoqofte haje nje paçe e nje pilaf edhe ti si Fahri Balliu.
ju kisha lute si redaksi te ma veni komentin e ma hershem nuk jam me pseudonim qka e them kam fakte Shefki Mexhani SH B A
Se mjaft ne roberi O e mjera Kosove e-Shqiperi O burra rembeni librin Eqerem Dardha Ja vdekje ja liri...
O Bllaci ti je djali i perkthyesit te Eseninit?Sa keq Ekrem Bardha vetem burre i madh nuk eshte finok po.Mund te rastis kushdo qe ti japi doren nje presidenti apo figure te shquar te permasave boterore kjo sdo te thote qe je burre i madh.Nqs ka takuar Klintonin vetem kaq nuk mjafton vetem kete i shoh dhe restorantin qe hapi tek postiqja me cmime skandaloze.