“Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, Halil Rama promovon librin më të ri

13 Prill 2025, 15:10Kulturë TEMA
“Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, Halil

Në kryeqytet u zhvillua ceremonia e promovimit të librit “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, vëllimi i parë, nga autori Halil Rama, një vepër që sjell në vëmendje figurat më të shquara të trevës së Dibrës përmes profileve, eseve dhe reportazheve letrare.

Ky botim, sipas autorit, është një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar vlerat e mëdha që ka nxjerrë Dibra në të gjitha fushat. 

Kam synuar që të mos sjell thjesht CV të autorëve, por kam synuar të jap jetën e tyre të letrarizuar. Nëpërmjet jetëve të tyre gjëmon edhe historia e Dibrës, një histori mjaft e lavdishme,” tregoi autori, z. Rama.

Në këtë promovim morën pjesë figura të njohura të letrave shqipe, historianë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kulturore. 

Duke e pasur patriotizmin si një ndër vlerat e shquara të popullit shqiptar, ata e kanë mbajtur njëri-tjetrin, i janë gjendur kurdoherë pranë njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin. Kjo është vlera e padiskutueshme e dibranëve,” u shpreh Prof. Dr. Bernard Zotaj.

Përmes këtij botimi, z. Rama sjell një kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit dhe historisë kombëtare, duke vendosur në fokus një trevë me vlera të mëdha për kulturën shqiptare.

Lini një Përgjigje