Drejtoria e Arkivave kalon në varësi të Ministrisë së Kulturës

2 Prill 2026, 11:50Kulturë TEMA
Drejtoria e Arkivave kalon në varësi të Ministrisë së

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për kalimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Arkivat më herët kanë qenë në varësi të Kryeministrit.

Sipas vendimit, buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, deri në rishikimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, ekzekutohet në strukturën aktuale buxhetore, në përputhje me rregullat e legjislacionit buxhetor në fuqi.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje