Dy kryevepra të repertorit botëror “Cavalleria Rusticana” dhe “Gianni Schicchi” u ngjitën në skenën e TKOB

5 Prill 2026, 13:29Kulturë TEMA
Dy kryevepra të repertorit botëror “Cavalleria Rusticana”

Dy kryevepra të repertorit botëror “Cavalleria Rusticana” dhe “Gianni Schicchi” u ngjitën mbëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë dy botë krejt të kundërta emocionale.

Publiku kryeqytetas duartrokiti operën e “Cavalleria Rusticana” të Pietro Mascagni-t, një dramë e fortë, e cila rrëfen historinë e Santuzzës dhe Turiddu-t, të mbërthyer nga pasioni dhe xhelozia shkojnë drejt një fundi tragjik.


Ndërsa opera komike e Giacomo Puccini-t, “Gianni Schicchi” solli për artdashësit një lojë të zgjuar ironie dhe satire. Nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me pjesëmarrjen e Orkestrës dhe Korit të TKOBAP-së, kjo dyshe operistike krijoi një udhëtim të veçantë artistik, ku tragjedia dhe komedia ndërthuren në mënyrë harmonike.

Dy operat do të shfaqjen edhe në 6 dhe 7 prill duke i ofruar publikut mundësinë të përjetojë një natë të dyfishtë emocionesh aty ku loti dhe e qeshura takohen në të njëjtën skenë.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje