Elbasan/ Zhvillohet kolonia e piktorëve "Skampis 2025"

18 Nëntor 2025, 17:16Kulturë TEMA
Elbasan/ Zhvillohet kolonia e piktorëve "Skampis 2025"

Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që mbledh artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të sjellë përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe duhet të shërbejë si element përbashkues për të dy pjesët veri dhe jug.

Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë Elbasanin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke pasqyruar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të qytetit.

Pjesëmarrës në këtë edicion janë piktorët, Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.

Artistët zhvilluan krijimet e tyre në pika të ndryshme të qytetit, aty ku Elbasani shpalos identitetin e tij, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike, deri tek peizazhet natyrore përreth në mënyrë që krijimtaria përfaqësuese e këtij festivali të ngjyrës të jetë sa më e mirë.

Ekspozita përmbyllëse u mbajt dje në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku pati mundësinë të shohë të gjitha veprat e realizuara gjatë ditëve të kolonisë.

Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” mbetet një dëshmi e përkushtimit të Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin, kulturën dhe promovimin e identitetit të qytetit, duke e forcuar pozicionin e Elbasanit si një qendër të rëndësishme kulturore në Shqipëri. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje