Erilda Selaj zgjidhet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale
Lajmin e bëri të ditur ministri Gonxhe.
Më poshtë postimi i plotë në fb:
"Shumë suksese dhe urime drejtoreshës së re të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale!
Erilda Selaj, eksperte e Trashëgimisë Kulturore dhe e apasionuar pas ruajtjes së trashëgimisë jomateriale, sjell një profil të spikatur akademik dhe profesional. E diplomuar në Universitetin e Arteve dhe me Master Shkencor në Trashëgimi Kulturore pranë Universitetit të Tiranës, ajo ka pasuruar formimin e saj me shkëmbime studimore dhe programe të avancuara ndërkombëtare në bashkëpunim me UNESCO, Trinity College, Georgia Southern University, Akademinë e Shkencave në Stamboll, Arkivin Kombëtar Çek etj.
Me një përvojë të gjerë në institucione kulturore, projekte ndërkombëtare dhe iniciativa artistike, si dhe aktualisht pjesë e komitetit menaxhues të CRICULT Cost Action, Erilda përfaqëson një vizion bashkëkohor për trashëgiminë kulturore.
Suksese në këtë përgjegjësi të re!"- shkruan Gonxhe.
A.K./TemA
Obobo Katastrofë
Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale!!!!!!!!!!!! O nëne, o nëne! A thua se jemi perandori me një numër popujsh dhe rracash brënda saj! Po mbahet Gonxhja me ato mëngjese, dreka dhe darka të yndyrshme me të cilat mbush plëndsin?!Dhe ne pleqtë kërkojmë t'na ngrihet...një çikë pensioni!
Ku i gjejne keto emra e drejtori? Cfare thone perkthyesit?
Po shtohen organikat Cdo dite e me shume , po sa nen punes ka administrate shteteore sot ???NYC me 8.5 milione banore ka Vetem 300 mije administrate me 116 billion dollar ndersa Shqiperia SOT ka 185 mije qe I kushtojne buxheti te shtetin 185-200 miliard leke ( 200milion dollare ) .ndryshimet bejni vete.