Eurovizion 2026/ Alis tërheq vëmendje me paraqitjen e tij në ceremoninë e hapjes (VIDEO)

12 Maj 2026, 15:14Kulturë TEMA

Eurovizion 2026/ Alis tërheq vëmendje me paraqitjen e tij në

Tapeti turkez i Eurovision Song Contest 2026 u shndërrua në një paradë ngjyrash, emocionesh dhe prezantimesh unike, ku 35 vende parakaluan përpara mediave ndërkombëtare dhe fansave nga e gjithë bota.

Në këtë atmosferë festive nuk mungoi as Shqipëria, e përfaqësuar këtë vit nga Alis Kallaci, i cili tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij elegante dhe plot identitet.

Artistit shqiptar iu rezervua një pritje e ngrohtë nga publiku, ndërsa ai u shfaq i buzëqeshur dhe plot energji, duke dhënë intervista për mediat e huaja dhe duke folur për këngën e tij “Nan” një këngë me ngarkesë emocionale dhe elementë të fortë tradicionalë shqiptarë të ndërthurur me tinguj modernë.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision Song Contest këtë vit vjen pas një rrugëtimi që nisi në Festivali i Këngës në RTSH, ku Alis u shpall fitues dhe siguroi biletën për në skenën më të madhe europiane të muzikës.

Kënga “Nan” është pritur pozitivisht si nga publiku vendas ashtu edhe nga fansat e Eurovision-it, duke u konsideruar si një nga prurjet më autentike të këtij edicioni.

Këtë vit, pritshmëritë janë të larta për Alis Kallacin, i cili synon të çojë Shqipërinë drejt finales së madhe dhe të lërë gjurmë me një performancë që premton të jetë një ndër më të veçantat e këtij edicioni.

Me një kombinim të traditës dhe modernes, Shqipëria vjen në Eurovision 2026 më e sigurt se kurrë në identitetin e saj artistik dhe tapeti turkez ishte vetëm fillimi i këtij rrugëtimi emocionues drejt skenës së madhe.

Paradën e Alis mund ta shihni në minutën 7:25. A.K./TemA

 

4 Komente

  1. F
    Fshatari

    Pederaast eshte ky. Qenka veshur si nuse.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kOMENTUES Free

      ky duket si Sumqim......me "Falin" Komentuesit ,dhe ndoshta jame "Kabim"..por per te Treguar dhe bere nje Performance te Bukur..nuk ke pse Veshe Fustane Grashe.... Nuk e di tekstin e Kenges....por Veshja..thote Shume(Erste Eindrück)--shikimi i pare-Gjermanishte. Nuk do te ishte me mire qe te dilte me ndonje Kostum tjeter??Apo thjeshte dicka tjeter???

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Laperat e komenteve vetem te shajne dine. Vini gjyslyket se eshte me pantallona

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Hiqi gjysyluket se edhe femrat veshin pantallona por burrat nuk veshin vello te bardhe

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje