Tedi Papavrami dekorohet/ Rama: I dashur Tedi, unë e konsideroj veten me fat që të njoh!

11 Maj 2026, 19:43Kulturë TEMA
Tedi Papavrami dekorohet/ Rama: I dashur Tedi, unë e konsideroj veten me

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar dekoratën (përmes një delegimi të posaçëm nga Presidenti) “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” violinistit Tedi Papavrami.

Në një event të zhvilluar në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku të pranishëm ishin edhe figura të tjera të artit, Rama (i cili ishte edhe propozuesi i dekoratës) i dorëzoi Papavramit dekoratën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, përmes një delegimi të posaçëm nga Presidenca.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryeministri Rama vlerësoi figurën artistike të Papavramit dhe punën e tij në promovimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën.

Rama gjithashtu e cilësoi Papavramin si një person kokëfortë dhe të paepur për të ecur para në karrierën e tij artistike, teksa shtoi se 'ylli që ti merr sot, ndriçon edhe për artistët që historia i ka lënë në prapaskenë'.

“Tedi është me fat. Jam veçanërisht i lumtur që ky dekorim, me Urdhërin me të Lartë të Republikës, edhe pse është dhënë që në dhjetorin e shkuar, do të materializohet sot në 11 maj. Kjo ceremoni i bashkohet kështu si me rastësi vargut të ngjarjeve kulturore që po i japim Europës. Europa tani është një majë e prekshme me sy. Falë Tedit ne kemi sot sharmin e Europës, ashtu si e kemi ëndërruar dhe dashur gjithmonë. Dua t’i them Tedit faleminderit shkoi në Europë si një shqiptar i bukur, kur për Europën shqiptarët ishin njerëz me bisht. Por gjithashtu faleminderit Europës që gjatë kësaj jave na sollën Tedin në Shqipëri. I dashur Tedi, unë e konsideroj veten me fat që të njoh.

E konsideroj veten me fat që të kam njohur qysh të vogël dhe të kam parë që të rritesh kokëfortë, këmbëngulës dhe i paepur. Ylli që ti merr sot është më shumë një yll për shembullin, por jo për karrierën dhe një yll për provën se mund të largohesh nga vendi, por vendi nuk largohet kurrë nga ty. Nuk bëhesh një kolos për botën, duke u ç’rrënjosur nga kopshti i gjyshit. Dhe mund ta rrëfesh plagën duke e kthyer atë në dashuri, jo në mllef. Ylli që ti merr sot, ndriçon edhe për ata që historia i lë në prapaskenë”, tha mes të tjerash Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërsa Papavrami gjatë fjalës së tij kujtoi njohjen e hershme me kryeministrin Edi Rama. Për Papavramin, kryeministri Rama ishte një figurë mbrojtëse në adoleshencë, kundër rrugaçëve. Ai foli edhe për historinë e tij artistike në Shqipëri, për të cilën tha se ishte kontradiktore, me admirimin e publikut, por edhe 'dhunën e refuzimit'.

“Ti vetë Edi je pjesë e kujtimeve të hershme, ku unë të mbaja mend si një adoleshent më të rritur që më impresiononte dhe më dukej gjithmonë një figurë mbrojtëse për mua kundër rrugaçëve. Historia ime në këtë vend ka qenë sipas epokave shumë kontradiktore. Kam njohur dashamirësinë dhe admirimin e publikut, por edhe dhunën e refuzimit”, tha mes të tjerash Papavrami. A.K./TemA

10 Komente

  1. Q
    QROBT

    Bravo, bravo! Motivacioni i dekorates: Ka bere nje mut te madh per nder te Shqiperise. Po ashtu nje mut edhe me te madh ne muzike.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

      te dy jane psikopate te dekompensuar, turp per nje njeri pa karakter si ky horri Papavrami

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ciu

        Cfare ka bere per shqiptaret Tedua qe merr medalje kombi? Qe shkoi kerkoi azil ne France bravo i qofte se e beri per veten dhe te ardhmen e tij. Per Shqiperine asgje nuk ka bere.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dokumenti në ministrinë e jashtme.

        Z.Kryeminister mirë bëni qe vlerësoni artin e kulturën.Doja te thosha se z.Papavrami është i talentuar.Vecse është e treta herë qe komentoj dhe vë ne dijeni kedo qe do lexoj komentin(nëse do kalohet)persa po ju them.Z.Papavrami ta gëzoj titullin,por(nga sa ka folur e deklaruar si disident i komunizmit)do i bëja pyetjen.Kur ishe me bursë ne France shteti (diktatorial)kontribuoi per gjysmën e vleres së bleries së violinës.A ja ktheve shtetit Shqiptar?Pra qe nje pensionisti tani ti subvensionohen në një game me te gjere sherbimet mjekësore?Apo ishin pare të (diktatorit dhe ti ishe i persekutuar.?)Pra mos bëj moral.Jepi hakun te zotit.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Owl

          Shteti nuk ka paguar asnje lek per Tedin. Bursen ja ka paguar Franca. Prandaj o mjeran shiko hallin tend mjaft u moret me llafe kot.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Familja e Tedit ishte ultra komuniste prandaj u dergua ne France se kishte Enveri besim qe do ktheheshin. Shoku Tedi u arratis atje dhe jetoi maje Parisit dhe nuk e preku njeri me dore. Nuk eshte i persekutuar qe merr medaljone si hero nga shteti. Sa per talentin, violinist si ai i gjen me lopate ne Paris.

            Përgjigjjuni
        2. V
          Violinisti

          Fatkeqesi, qe e zhvlereson veten me Urdhra te tille Kallp, Zoti Papavrami, Sistemi i kaluar jua dha mundesine te shkonit ne France nga ku ju mundet te largoheni nga Shqiperia ne ato kohe, ndersa shume te tjeter te super talentuar dergjeshin burgjeve politike. Por gjeja me e peshtire ne ceremoni ishte etiketimi si mbrojtes nga dhuna i Sulltanit te Surrelit,dhe per kete mund te propozosh ti japin edhe atij nje titull. Ju jeni shnderruar ne pedanen nga e cila cmenduron me Shqiperine , Autokrati i Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?

            Per cfare po dekorohet Tedi me nderin me te larte? Ne France ai ishte nje violinist i thjeshte i zakonshem si mijera e mijera te tjere. Mos na e shisni si te persekutuar se familja e Tedit pati shansin te jetonte ne Paris me ndihmat financiare dhe mbrojtjen e shtetit francez, kurse miliona shqiptaret ne Shqiperine diktatoriale jetonin barkthare. Ky ish bojaxhiu i urave do te na e paraqese Tedin si hero te persekutuar.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dokumenti nr.2.

              Pergjigje Owl së.Po eshte e vertetë qe gjysmen e vleres se violines ja bleu shteti dhe per gjysmen e vleres tjetër oficeri calores(familja)do e shlyente.Gje te cilen nuk e bene,i pervetesuan frangat.Dokumenti tjeter ndodhet edhe ne llogarine e ambasades Shqiptare ne Paris,ndersa kryesori ne arshiven e M.P,J.sic deklarova ne komentin me lart mos beni moral.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E vërteta

                Sa mllefe, xhelozira, inate, smire shfaqen ne komentet ku i jane leshuar nje artisti qe vetem e ka ngritur emrin e Shqiperise sa here ka performuar ne skenat nderkombetare. Kjo tregon gjendjen e mjerueshme psikike qe kane shume komentues ketu si edhe nivelin e injorances. Nje frustrim dhe kompleks i tejskajshem qe del ne format me perverse, fiks si jashteqitje gojore. Turp te keni!Tedi eshte nje violinist, muzikant dhe artist i njohur nderkombetarisht e gjithashtu modest dhe nje intelektual i mirefillte. Kur ai ka fituar konkurse ne rinine e tij, apo kur ka dale e del luan ne skenat e medha nderkombetare, gjithmone eshte shkruar dhe shkruhet violinisti shqiptar. Kurre nuk e ka mohuar origjinen e tij, apo kombesine shqiptare, perkundrazi. E vetem ky fakt perben nje kontribut mjaft te çmuar per Shqiperine, imazhin e vendit tone. Po ju o moraliste te leshit, çfare keni bere per Shqiperine perveç jashteqitjeve gojore ketu neper komente?Ju patriotet e leshit qe i suleni nje artisti shqiptar sikur ai t'ju kishte vrare ndonje familjar, apo vjedhur apo ngrene buken. Sa per informacion, kur u arratisen, familja e tij e mbetur ne Tirane u internua bashke me pjesetare te tjere nga ana e te emes dhe te te atit. Shteti francez mbuloi shpenzimet e studimit në Conservatoire National Supérieur de Musique në Paris. Regjimi shqiptar nuk investoi para për blerjen e nje instrumenti cilësor per te. Perkundrazi, ai udhëtoi drejt Parisit me nje violine te thjeshte kineze, te cilën ia kishte pershtatur i ati, Roberti. Pasi mberriti ne France dhe nisi te dallohej per talentin e tij, instrumentet cilesore iu dhane në perdorim ose hua nga fondacionet dhe mecenatet franceze kryesisht per shkak te fitimit me çmime te para ne konkurset nderkombëtare qe ishin pikerisht çelesi qe i mundesoi Tedi Papavramit qasjen tek violinat e nivelit te larte si edhe fillimet e nje karriere shume te mire nderkombetare. Turp te keni qe leshoni gojen pa fre e per me teper per nje artist te mirefillte shqiptar!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje