Tedi Papavrami: Pavarësisht gjithçkaje, sigurisht unë nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë

12 Maj 2026, 12:00Kulturë TEMA
Tedi Papavrami: Pavarësisht gjithçkaje, sigurisht unë nuk e kam

Violinisti Tedi Papavrami, i cili u nderua dje me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, u shpreh se pavarësisht gjithçkaje nuk e ka humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e Kryeministrisë, Papavrami u shpreh i emocionuar dhe i prekur për vlerësimin që mori sot në Tiranë.

“Është një ndjesi e çuditshme e kohës që kalon dhe e rrugëve të paparashikueshme të jetës. Në këtë sallë ndodhen shumë fytyra të njohura, që nga fëmijëria ime më e hershme, shokët e lagjes me të cilët luaja që kur isha 3-4 vjeç, familjarë, profesorë, miq të familjes, edhe ti, Edi, që je një pjesë e kujtimeve të hershme si një figurë mbrojtëse për mua”, tha Papavrami, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, i cili në emër të Presidentit të Republikës i dorëzoi “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Në fjalën e tij Papavrami kujtoi se historia e tij në këtë vend ka qenë, sipas epokave, mjaft kontradiktore.

“Këtu kam njohur shumë herët dashamirësinë edhe admirimin e publikut. Edhe më pas, me një kontrast shumë të shpejtë, dhunën e refuzimit kur largimi ynë, mua dhe familjes na ktheu në armiq në sytë e regjimit, me pasoja të padurueshme për familjen time, disa prej të cilëve ndodhen këtu sot”, shtoi ai.

Prandaj, ai vlerësoi se ky moment është diçka shumë e veçantë.

“Pavarësisht gjithçkaje, sigurisht unë nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë. Edhe përkthimi, rikthimi në gjuhën time nëpërmjet përkthimit të Ismail Kadaresë së madh, qe një etapë shumë e papritur, shumë e bukur për të cilën unë gjithmonë do t’i mbetem mirënjohës Ismailit që më bëri këtë besim, edhe që ishte një etapë që nga viti 2000 që më riktheu rrënjësisht, domethënë atë që shqipja ka mbase më të bukur që është gjuha e saj, që më prek gjithmonë në mënyrë shumë të thellë dhe që jam munduar të mos e harroj. Gjithë kjo ka mbetur brenda meje në jetën time dhe në muzikën time”, përfundoi Papavrami. A.K./TemA

17 Komente

  1. V
    Violine Komunistet Antikomuniste

    Enveri te dergoi te Studioje se ishe nga Elita e Tyre,,Ne ate kohe Kur ti Ishe ne Paris moshataret e tu zgjoheshin qe ne 3 te Mengjesit per nje shishe Kos..I dergonte Shkolla per te mbledh miser e hanin nje veze ne 1 jave….Ti e preve ne Bese Enverin dhe kerkuat azil si gjoja te persekutuar..Violinist i mire je,pos mos harro se nga Shkollat e Muzikes se Enverit doli yt Ate edhe Ti…Je nga Elita hengret ne ate kohe Po hani edhe sot….E pse te kemi Simpati per Ty,Ti je nga te privilegjuarit…Hyre ne Shtepine e Enverit..te hyje ne Shtepine e Enverit kaloje 100 vetingje…Si zakonisht Elitat e kuqe ja fusin Njeri Tjetrit…Po qe i preve ne Bese i preve….Ik o PapaAbram vllehu se do na dalesh edhe ti disident si Po shkon puna e do te jape Pension 100 fish,Elita e kuqe e Surrelit…

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Nuk ka shkuar ne kohen e Enverit o tyte...

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Ne kohen e Enverit ka shkuar o tyte. Kerkoi azil ne France.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Violina Komunistet Antikomuniste

          Ti nuk merr vesh o Tyte,,Ky Mori Vize per ne France dhe Garant doli Sokol Hoxha,i biri i Xhaxhit,,ky ishte I Vogel por tek Xhaxhi hynte,,Xhaxhi vdiq por dhe ok qe te kite ky dhe Mamaja e ke tij..Ti hyje dot tek Enveri,,ke studiuar ne France me parate e Shtetit komunist..kishe Shok te birin e Xhaxhit,,,Jo as ti as Une prandaj them qe Jane Elita si eshte edhe Sali Druvari…

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pofka

          I mbante te forta lidhjet me Shqiperine. Nga Parisi ja fuste nga nje gote dhalle per nder te popullit ne diktature. I qofshim fale Tedit per sakrificat. Medaljon ari te marre.

          Përgjigjjuni
        3. T
          TR

          Cfare lidhje me Shqiperine kishe ti? Kur jetove ketu ne gjirin e elites komuniste, jetuat si pashallare per nivelin shqiptar. Nuk te conte Enveri kot ne France pa te pasur mik te rrethit me te ngushte. Edhe aq s'ju mjaftoi. Kerkuat azil ne France dhe ju mbajti shteti francez. Ketej populli shqiptar rropatej per te fituar buken e gojes kurse ju "mbanit lidhjet" me Shqiperine duke ndenjur nga Parisi... Pas pilafit behen te gjithe patriota.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zeri i arsyes

            Fiks si Sala, dhe ate Enveri e coi ne France.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Edhe Edi ne France ishte. Poshte urave.

              Përgjigjjuni
          2. a
            alma nga tirana

            ky flet sikur eshte francez edhe 1 franzec do te thoshte ...po jam shqiptar a ENVER HOXHA , te hengern pas krave llumhanet dhe vemjet

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora.vlora

              Cfare ka bere ky per shqiperine asgje ,iku qe ne kohen e Enverit i privilegjuari Tedi Papavrami,medalje dhe kushte tu jepen sportisteve tane shtange mundje atletike qe lodhen nga mengjesi deri ne darke per nje ven

              Përgjigjjuni
              1. .
                .....

                Ti legen qe perfiton nga ky rrota K qe na ra per pjes me qen kryeminister , te kujtohet ne vitin 1993 ke dal ne tv francez dhe kur te pyeten kush esht origjina jote the jam spanjoll se te vinte turp te thoshe jam shqiptar , sot qe ne franc shqiprin e kan per zemer turistet ti dole patriot te dha ky kokrra kurves rama dekorat , dekorat rame gjej shoqni kushuri nojher burgaxhi e antishqiptar dhe i jep nga nje dekorat sikur jan dekoratat e plakes vet , pun ordineresh .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bji

                  Tedi ti dhe familja mire e bete qe kerkuat azil ne Perendim sic do bente cdo shqiptar. Po per veten tuaj e bete dhe per te ardhmen tende. Tani mos na u perpiqni te beni sikur keni bere sakrifica per Shqiperine ose jeni patriote te medhenj se doni te pelqeheni nga shqiptaret. Ne nje interviste po thoje gjasme sikur u merzite shume qe ishe larg Shqiperise kur jetoje ne France si azilant. Te gjitha pallavra per tu dukur si patrot i madh shqiptar tani se ju leverdis per popullaritet. Thuaj te verteten. Ike dhe shume mire e bere por e bere per veten.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Folta

                    Papavrani po e merr medaljonin se qante hallet e Shqiperise komuniste larg nga Franca? Te pakten Kadareja shkronte nja 2 llafe per Shqiperine nga maje Parisit. Tedi ishte violinist i thjeshte. I gjati nuk la njeri pa bere hero kombetar...

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vomi

                      Me medaljet e te gjatit nuk fshihet as suma. Medaljen ta kishe marre ne France.

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zzzzzz

                        Nuk e kam humb lidhjen me Shqiperin? Po ti shqiptar je. Nuk je francez. Mos te dukej vetja freng

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ...

                          Kaq vrer dhe kaq erresire ka ne zemrat e shqiptareve! Tedi Papavramin nuk e coi thjesht Enver Hoxha jashte shtetit por talenti i tij. Si more gjakprishur prisnit patriotizma e sakrifica nga nje femije i vogel?!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta

                            Nje gjendje psikike e renduar, fiks patologjike tregohet nga shume komentues qe meqe jane mbrapa ekranit nxjerrin çfare t'i permbaje stomaku e pa menduar fare hedhin nje lume te sharash ofendimesh drejt nje artisti unik, modest, te vertete qe asnjehere nuk e ka mohuar origjinen e tij. Po hallin nuk e keni me Tedin por me se pari me veten. Mor rrugeçer gojeshthurur po ju çfare bete per Shqiperine perveçse dilni dhe hidhni helmet e dites ketu?Po te pakten Tedin e njohin si muzikant e violinist shume vende te botes, pasi e ka bere emrin e kudo. Kur kam lexuar biografine e tij, apo edhe ne gazeta te huaja kur shkruhet per performancat e tij citohet violinisti shqiptar e ky fakt nuk qenkerka nje kontribut shume i çmuar per vendin tone?Po ku ta kuptoni ju qe leshoni fekale nga goja?Sa e frustruar, e kompleksuar dhe injorante mund te jete nje qenie njerezore?Ju jeni shembulli me i denje. Shume mire e beri qe iku, fene ia luajti, dhe me talentin e tij, me punen e jashtezakonshme arriti aty ku eshte. Flisni ju per patriotizma, ju qe per nje shqiptar me vlera, nje intelektual e artist si ai nuk lini gje pa thene, a thua se ju ka vrare, ju ka vjedhur apo ju ka ngrene buken?Turp t'ju vije qe e leshoni gojen pa frena fare. Maskarenj dhe perverse mendore te ndyre jeni!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje