Prezantohet vizioni i ri për Kalanë e Elbasanit, i pranishëm dhe Rama

12 Maj 2026, 10:43Kulturë TEMA
Prezantohet vizioni i ri për Kalanë e Elbasanit, i pranishëm dhe

U prezantua vizioni i ri për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, një projekt që synon ta kthejë këtë monument historik në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik.

Prezantimi u bë nga arkitekti i njohur Emre Arolat së bashku me MVM Architecture, në praninë e kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe bashkëdrejtuesve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.

Projekti, i financuar nga AADF, do të sjellë ekspertizë nga arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë, duke u fokusuar në rikthimin e identitetit historik të Kalasë, ruajtjen e vlerave arkeologjike dhe integrimin e saj në jetën e qytetit.

Ai parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik dhe rijetëzimin e zonës historike, me synimin për ta kthyer Kalanë në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për Elbasanin.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Elbasan, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, së bashku me AADF dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, do të ndjekin zbatimin e plotë të projektit, i cili pas prezantimit do të kalojë në fazën e rakordimit institucional dhe miratimit final.

A.K./TemA

2 Komente

  1. A
    Andreas

    Vlora pa uje bythqir!

    Përgjigjjuni
    1. O
      O bir karabysh i surrelit

      Ky legen ordiner dhe injorant, asnjehere nuk ka per ta marre vesh, se ne cfare karrige eshte ulur, e cila vazhdon te mbetet bosh, nga ky lloj kiu- fiu

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje