U mbajt parmbrëmë premierë absolute në TKOB, vepra Master Class – Maria Callas me autor Terrence McNally, nën interpretimin e aktores së mirënjohur Eva Alikaj.
Vepra është një dramë teatrale e frymëzuar nga klasa të vërteta mësimore që sopranoja legjendare, Maria Callas mbajti në fillim të viteve 1970 në Shkollën e Muzikës Juilliard në New York.
Në skenë, ajo shfaqet si një mësuese karizmatike, por e rreptë dhe shpesh cinike, që u mëson nxënësve jo vetëm teknikën vokale, por edhe kërkesat emocionale dhe shpirtërore që kërkon performanca operistike.
Përmes dialogjeve dhe monologjeve, u shfaqën kujtime nga jeta e saj personale dhe karriera e saj madhështore, duke përfshirë sukseset dhe sfidat e saj, marrëdhënien me Aristotel Onassis dhe humbjet e saj personale.
Një vepër e jashtëzakonshme, e cila rikthen në skenë aktoren e mirënjohur Eva Alikaj në rolin e legjendës Callas me një kast të mirënjohur artistësh dhe bashkëpunëtorësh nga pas. A.K./TemA
Nga ishte kjo këngëtare legjendare , italiane , franceze , apo gjermane !? Nuk ja u nxe goja të përmendni, që Marie Kalas , ishte greke . Është shumë e turpëshme ...dhe pastaj shajmë grekun për shovinizëm .