Çfarë e bën Jorge Luis Borgesin një shkrimtar tejet të veçantë?

24 Korrik 2025, 15:17Kulturë TEMA
Çfarë e bën Jorge Luis Borgesin një shkrimtar tejet

Borges e imagjinonte parajsën si një bibliotekë dhe thotë se nuk krenohej me atë që kishte shkruar, por me atë që kishte lexuar. Pak njerëz i kanë përjetuar leximet në një mënyrë kaq të plotë. Në një nga poezitë e tij, kur tashmë kishte filluar të humbiste shikimin, Borges shkruan:

Zoti, me ironi aq madhështore
më dha edhe librat edhe natën.

Studiuesi i madh italian, Roberto Calasso, shkruan se te Borges kemi një shembull të letërsisë absolute, të asaj letërsie që paraqet një univers në vetvete, një “fuqi antagoniste” ndaj besëtytnisë së shoqërisë që është kthyer në një entitet metafizik, shkruan observer.

Domethënë, një letërsi në të cilën miratohet prania e të padukshmes dhe bashkëbisedohet me të shkuarën (me mitologjinë e saj plot perëndi dhe fjalë me fuqi magjike), në një botë që është e mbyllur në vetvete, me mitin e vet, që është shoqëria shekullore. Roberto Calasso, te vepra “Letërsia dhe Perënditë”, thotë:

“Kur lexojmë esetë e Baudelaire ose të Proust, të Hugo von Hofmannsthal ose të poetit Gottfried Benn, të Valéry-t ose të Auden, të Brodskyt ose Mandelstamit, të Marina Tsvietaevas ose të Karl Krauss, të Yeats ose të Montales, të Borges ose të Nabokov-it, të Manganelliit ose të Calvinos, të Canettiit ose Kunderas, vërejmë menjëherë – megjithëse secili nga këta poetë mund të urrejnë tjetrin, ose ta injorojnë apo edhe ta luftojnë – ‘që të gjithë flasin për të njëjtën gjë’, megjithëse kjo nuk do të thotë se ata janë të etur për ta emërtuar atë.

Të mbrojtur nga maska të shumta, ata e dinë se literatura të cilës i referohen njihet, më shumë sesa nga besnikëria ndaj një teorie, nga një dridhje ose shkëlqim i caktuar i frazës (ose paragrafit, faqes, kapitullit, të gjithë librit). Kjo lloj letërsie është një qenie e vetë-mjaftueshme.”

“Borges është një shembull, pothuajse, i përsosur i letërsisë absolute. Borges na lejon të kuptojmë se si, te fjala “letërsi”, në mënyrë përfundimtare, mund të hyjë gjithçka.

Është një nga risitë që kontribuon dhe kupton se i gjithë universi i shkrimit, që mund të jetë historia natyrore, teologjia, kronikat e gazetave, pra, gjithçka, bëhet material për letërsinë, ky është kontributi i saj.

Dhe kjo nuk është diçka krejtësisht e re, sepse është një fenomen që është shfaqur në 200 vitet e fundit, gjë që te Borges tregohet shumë qartë. Ai shmang, me dinakëri të madhe, trajtimin e temave në forma tashmë të predispozuara, për shembull, formën e një traktati, domethënë, atë që thotë, atë që është.

E përdor letërsinë edhe në një formë që nuk është e favorshme për një deklaratë, gjë që është tipike për Borgesin. Rastësisht, shkrimi im i parë i përkthyer u botua në revistën Sur, në vitin 1962, dhe ishte një ese mbi filozofin izraelit Adorno dhe surrealizmin.

Calasso, i cili është drejtori i Shtëpisë Botuese Adelphi, ndoshta shtëpia botuese më e shkëlqyer në botë, thekson këtë aftësi të rrallë të Borgesit “për të bërë gjithçka letërsi, për të shprehur gjithçka me fjalë, çdo gjë, një shenjë në një univers të pafund shenjash, ku edhe vijat në lëkurën e një tigri mund të jenë shenja hyjnore.”

 

Lini një Përgjigje