Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq të tjerëve?

24 Korrik 2025, 14:16Kulturë TEMA
Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq

“…kur u bëni keq të tjerëve, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju.

Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë.

Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.

Por keqbërësi i përsosur – dhe në botë ka vërtetë një përsosuri të fëlliqur – ndjek këtë rregull: sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua. Ndërgjegjja e tij është një gufë e errët…”

(Shkëputur nga romani “Njeriu që qesh”)

/observer/

1 Komente

  1. s
    sapa

    Ju pershtatet shume shqiptareve qe nuk kane lene pa bere gje sidomos keto 35 vjet vjedhje pronash,mbivendosje e tjere e tjere dhe do e paguajne femijet e tyre!Shume kush e harron por shume e dine dhe ruhen por sado vone te shkoje do eleminohen ose ata ose familjaret!Duhet te paguajne per cfare kane bere!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje