George Tenet për 11 shtatorin

17 Shtator 2025, 15:39Kulturë TEMA
George Tenet për 11 shtatorin

Ish drejtori i CIA-s është shprehur në librin për të botuar në Shqipëri , se: ishte hera e parë që në historinë e marrëdhënieve midis FBI-së dhe CIA-as ishin vendosur marrëdhënie shumë të ngushta, por edhe pse u morën informacione për njërin nga terroristët, nuk mundëm të ndërhynim, ai ishte me vizë të rregullt, nuk kishim shumë burime, si në njerëz dhe teknologji të kohës së fundit. Ndaj ai i quan "Shanse të humbura" në kapitullin e 11 të librit "Në syrin e Ciklonit", përkthyer mjeshtërisht nga gazetari i mirnjohur Xhevdet Shehu. Agjentët e FBI-së arritën të siguronin një numër telefoni të një elementi të dyshuar si terrorist në Lindjen e Mesme, që besohej se ishte i lidhur me al-Kaedën ose terroristët egjiptianë të xhihadit islamik.

Numri i telefonit iu shpërnda edhe CIA-s, Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Agjensisë Inteligjente të Mbrojtjes, Departamenteve të Shtetit dhe Thesarit, si dhe të tjerëve. Rreth një vit më vonë, në dhjetor të vitit 1999, informacionet nga ai telefon treguan se disa njerëz do të udhëtonin për në Kuala Lampur për një mbledhje që do të mbahej në Malajzi në muajt e ardhshëm. Informacioni për atë mbledhje iu shpërnda një numri agjencish, përfshi në të njëjtln kohë FBI-në. Ne kishim vetëm emrat, pa mbiemrat, për të vazhduar më tej. Megjithatë CIA bëri përpjekje të madhe për t'i identifikuar cilët ishin pjesëmarrësit dhe ç'kishin ndërmend të bënin. Në kohën e mbledhjes së Malejzisë ne ishim në kulmin e operacionit më të madh antiterrorist të historisë, duke u marrë me kërcënimin e Mijëvjeçarit. Ne donim të siguroheshim që pjesëmarrësit e mbledhjes nuk ishin orientuar nga Azia-Juglindore për të ndërmarrë ndonjë sulm.

Bazuar në emrin e tij, Khalid, si dhe një numër telefoni, një oficer i CIA-as nisi individualisht mbikqyrjen e tij gjatë udhëtimit të tij të natës për në Majlazi. Në një kabllogram që mban datën 4 janar të vitit 2000, oficerët e CIA-as dhe autoritetet vendore në Kuala Lampur njoftuan se një Khalid al-Mihdhar ishte identifikuar dhe ishte siguruar një kopje e pashaportës së tij. Më 5 janar, oficerët e CIA-as në Arabinë Saudite njoftuan me imail ku thoshin se aplikim për vizë i al-Mihdhar ishte parë dhe ai figuronte si qytetar njujorkez, dhe kishte ndër mend të udhëtonte më muajin maj të vitit 1999. Kablli gjithashtu thoshte se informacioni mbi aplikimin e vizave, me të dhënat që paraqiteshin tregonte se viza ishte e vlefshme. Kur mbërriti ky informacion në CIA u lexua edhe nga FBI. Kjo tregonte bashkëpunimin tonë të ngushtë me FBI-në. Ajo që ndodhi dhe nuk duhej të ndodhte ishte se një oficer i FBI-së nuk e kishte dërguar raportin, apo nuk e transmetoi raportin. Kjo erdhi nga intesiteti i lartë në punë i punonjësve në këto agjensi për të shpëtuar me mijra jetë njerëzish, lodhja ç'përqëndrimi njihet, ndërkohë kishim arritur të siguronim të dhëna për mbledhjen në Malajzi në shtëpinë e Jezit Sufat. Me këto informacione për pjesmarrësit në këtë mbledhje përcaktuam emrat e personave që nuk duhej të hynin në Amerikë. Një gjysmë dyzinë agjensishë , përfshi këtu edhe FBI-në nuk e bënë këtë. Kjo nuk e çliron CIA-n nga përgjegjësia shprehet George Tenet. Duket qartë se pati një avari në komunikim dhe ne punuam për ta ndrequr këtë defekt të vetëdijshëm për të u bëmë pas 11 shtatorit. Dy prej pjesëmarrësve e mbledhjes al Mihdhar dhe Navaf al-Hazmi fluturuan drejt Bankokut dhe jo direkt për në Los Angjeles, sikurse shkruan Newsweek-u, për rastin al Hazmit. Thuajse dy muaj pas kësaj ngjarjeje autoritet tajlendeze na përcollën informacionin se Naval al Hazmi kishte mbërritur në Bankok në fillim të janarit dhe ishte nisur për në Los Angjeles rreth një javë më vonë. Informaciaoni nuk jepte asnjë të dhënë për al-Mihdharin, ndonëse shumë më vonë mësuam se edhe ai kishte udhëtuar me të njëjtin avionë të United Airlines. Por kishte ndodhur më e pabesueshmja kur hetuesit kishin filluar të pyesnin nëse Khallad Attashi dhe Khallid al- Mihdhari (i cili ishte në takimin e Malajzizë në janar e kaluar) mund të ishinnjë dhe i njljti njeri. U zbulua se të dy ishin në takim, por ata ishin persona të ndryshëm.

U kryen verifikime të ndryshme me persona që ishin infiltruar në Al Kaeda dhe të gjithë të pyeturit veçuan fotografinë e Khalldit. Pas 11 shtatorit disa zyra të FBI-së do të aludonin se CIA nuk kishte pranuar t'i merrte fotografitë dhe t'i shpërndante në Byronë. Tamam në ditën e 11 shtatorit oficerët e CIA-s dhe të FBI-së nga Qendra e Kundërterrorizmit ishin rrugës me fotografitë në duar për të takuar drejtorin Myler për çështjen e hetimeve. Ata nuk arritën kurrë aty. CIA nuk i kishte futur në listën e vëzhgimit al-Hazmin dhe al-Mihdharin deri në 23 gusht të vitit 2001. FBI-ja nuk kishte shtënë në dorë bagazhet e Musauit. Memoja e famshme "Phonenix", e cila bënte fjalë për përgatitjen e terroristëve në shkollat e aviacionit, nuk ishte shpërndarë. Përpjekjet e FBI-së për të gjetur al-Hazmin dhe al- Mihdharin ishte ndjekur me shumë rezerva. Thjesht përdorimi i programeve të disponueshme nga ana tregtare për të gjurmuar përdorimin e kartave të tyre të kredititit mund të kishte qenë vendimtare, por asnjë përpjekje e tillë nuk u bë.

Këto shanse të humbura bën që të errësoheshin qindra operacione të sukseshme të bëra së bashku nga CIA dhe FBI-ja dhe u dukën tepër të sajuara kur u zbuluan. Operativët e ak Kaedës, të cilët vranë tre mijë njerëz në 11 shtator e kishin pikasur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin menduar kurrë si ta mbronin veten brenda kufijve të tyre. Politika deri atëhere nuk ishte marrë kurrë me probleme të tilla, si shkëputja e sigurisë së linjave tona ajrore, vëzhgimi i listave, kontrolli kufitar dhe politika e vizave. Nuk kishte sistem gjithpërfshirës dhe të bazuar për mbrojtjen e brendshme për zëvendësimin e të metave që më vonë do të fitoni gjithë vëmendjen. Po, njerëzit bënë gabime:.; çdo bashkëpunim njerlzor ishte më larg nga ç'duhej të ishte. Ne, gjithë qeveria, u jemi borxh familjeve të 11 Shtatorit më shumë se sa ata na janë ne. Të gjthë ne.

Kastriot Kotoni

Lini një Përgjigje