Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se është dita të kthejmë sytë drejt një prej kapitujve më tragjikë të historisë njerëzore, duke kujtuar me nderim viktimat e pafajshme dhe duke vlerësuar aktet e guximshme të atyre që zgjodhën humanizmin përballë errësirës.
“Në këtë ditë reflektimi, nderojmë ndër të tjera edhe popullin shqiptar, i cili, i udhëhequr nga tradita e lashtë e mikpritjes dhe kodi i besës, shpëtoi duke i hapur dyert e shtëpisë qindra hebrenj nga përndjekja e pashpirt gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Gonxhja.
Heroizmi i shqiptarëve, një shembull i rrallë i solidaritetit dhe humanizmit, do të përjetësohet së shpejti në muzeun “Besa”, i cili do të ngrihet në zemër të Tiranës. Ky muze do të jetë më shumë sesa një hapësirë kujtese; do të jetë një urë mes së shkuarës dhe së tashmes, një homazh për guximin dhe fisnikërinë, një vend ku tradita e paqes, tolerancës dhe respektit për jetën njerëzore do të frymëzojë brezat e ardhshëm.
Ministri i MEKI-t kujtoi se, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka nisur ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë, që do të hedhë dritë mbi traditat e solidaritetit dhe humanizmit të rrënjosura thellë te shqiptarët, duke paraqitur lidhjen e jashtëzakonshme midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre këtu dhe nëpër botë./atsh/
Shif lene nji pavion bosh qe ta titullojme: Homazh per guximin dhe fisnikerin e shwiptarve karshi popullit Palestine
Theksoje: - Për shqiptarët e Shqipërisë, sepse ata të Kosovës i spiunuan dhe çuan ebrenjtë tek nazistët.
Po nje muze per 2 meleone shqyptaret rrethuar me tela me gjemba, qe punonin ne kampe perqendrimi kooperativa bujqesore, kur do te bëhet...
Muzeu hebre ne Vlore, duhet t'i nenshtrohet nje referendumi lokal... Une nuk i kam bere keq dhe s'dua t'i bej keq asnje hebreu... Por e shikoj si mish të huaj atë muze... Po të isha trim, do të kapja varene dhe do ta thyeja perkujtimoren tek Liqeni ne Tirane...