VIDEO/Rikthim në identitet i Xhamisë së Plumbit në Shkodër

26 Janar 2025, 16:59Kulturë TEMA
VIDEO/Rikthim në identitet i Xhamisë së Plumbit në

Xhamia e Plumbit, një nga objektet më të veçanta arkitekturore fetare për Shkodrën, do të jetë gati për besimtarët myslimanë shumë shpejt.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci përcolli sot pamje nga kantieri i punimeve që po kryhen në këtë objekt kulti.

“Rikthim në identitet i Xhamisë së Plumbit, një perlë e çmuar e trashëgimisë së Shqipërisë dhe Ballkanit”, shprehet Beci.

Xhamia e Plumbit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman që ruhet në Shqipëri, me ndërthurjen edhe të arkitekturave të tjera.

Xhamia është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774, duke shërbyer për një kohë të gjatë si xhamia më e madhe e vendit.

Xhamia ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe. Këtë e shohim që në hyrje. Hyn në një oborr të brendshëm i mbuluar me 12 kupola dhe tamburi kryesor që shkon në një lartësi deri në 20 metra. Është xhamia më e lartë në vendin tonë që vjen nga periudha osmane.

Në vitin 1948 Xhamia e Plumbit u shpall monument kulture, duke marrë statusin e mbrojtjes nga shteti.

Në vitin 1967, kur edhe zyrtarisht u ndalua feja në Shqipëri, xhamia pësoi dëmtime, sidomos me rrënimin e minares, ndërkohë në periudha të ndryshme ajo nuk është përdorur zyrtarisht për kryerjen e riteve.

9 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    ME KISHA DHE XHAMIA NA KANE VRARE MASAKRUAR ASIMILUAR!! KISHAT DHE XHAMIA PARA POSHTERSIT NGA MBRAPA. JE QIFSHA ROBET ME KISHA DHE XHAMIA FEJA E SHQIPTARIT ASHTE SHQIPTARIA

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb.......

      Per gjithe sumqiret turkokomentues: rikthim ne origjinen tuaj arabe. pasardhes te sullton Muratit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Shume bukur , nje dhurate mrekulli e pushtuesit Otoman per shqipfolesit!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kali

          Ka shume dumbabiste zombi edhe sot.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjergj Kastrioti

          Ropt me pill otomanve dhe fares se keqe qe lanpaa e shkaterroi Shkodren dhe tan Shqipnin

          Përgjigjjuni
          1. O
            O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

            Per ate te tredhurin/atheos/bastardho qe komenton i pari ke ndonje koment!?

            Përgjigjjuni
          2. Q
            Qytetari i PARRUCES .

            Filluan te lehin qente e Sali halese , xhamia nje vend i besimit mysliman qe BENET BECI po e riperterin per qytetaret e Shkodres . E pati Sali qeni per 32 vite ne administrim po kurre nuk u kujtua po e shperdoroj voten vec per politike duke i shpenzuar leket per protesta ne Tirane , derisa u zgjuan Shkodranet i vune shqelmin e votuan PS dhe Edi Ramen per ta sjelle ne identitet BENET BECI .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gent

              Hall i modh. Bota po diskutone mbylljen ( rrenimin) e xhamive, shqipot i ripertrinje.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arta

                Populli shqiptar përparon me dije dhe shkencë, feja është përrallë, qe nuk është e vërtetuar asgjë shkencërisht. Sa për xhaminë e plumbit ska asnjë vlerë shqiptare, nuk ka vend për krenari. Shqipëria duhet të përpiqet për hyrje në Evropë e të lë xhamit e sundimtarit 5 shekullor.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje