Gonxhja: Shumë afër me rihapjen Muzeu Arkeologjik i Durrësit

17 Shkurt 2026, 13:26Kulturë TEMA
Gonxhja: Shumë afër me rihapjen Muzeu Arkeologjik i Durrësit

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha dje se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit.

“Punimet po vijojnë dhe çdo ditë jemi gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes së tij për publikun”, tha ministri Gonxhja.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, së bashku me Muzeun Etnografik, janë në proces restaurimi e konservimi, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me MTKS. Me rihapjen, Muzeu Arkeologjik do t’i rikthehet hartës së siteve të rëndësishme të qytetit të Durrësit, ku do të dëshmojë para vizitorëve vendas e të huaj, trashëgiminë e pasur shqiptare.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit pësoi dëmtime të konsiderueshme prej tërmetit të vitit 2019. A.K./TemA

Lini një Përgjigje