Gonzato: Zë për të padukshmit, fuqia e artit për të sfiduar heshtjen

10 Qershor 2025, 19:20Kulturë TEMA
Gonzato: Zë për të padukshmit, fuqia e artit për të

Premiera e dokumentareve dhe filmave te shkurtër të projektit "Breaking the Moulds- Shaping the future": Gratë shqiptare në Audiovizual shënojnë, arritje të reja me mbeshtetjen e delegacionit evropian në Tiranë

Pesë filma të shkurtër dhe dokumentarë u shfaqën premierë në ambientet e Europe House si pjesë e projektit "Subgrants Premiere: Breaking the Moulds - Shaping the Future", i organizuar nga Albanian Women in Audiovisual (AWA).

• "Heshtja - Trafikimi i Qenieve Njerëzore" nga KejdiDemneri
• "8 Marsi" nga Blerta Kambo
• "Katharsis" nga Belkisa Zhelegu
• "Gratë që Rezistuan - Histori Dhimbjeje dheQëndrueshmërie" nga Armand Braho
• "Të Guximshmet" nga Xhensila Nako

Ky projekt u realizua në partneritet me SCiDEV dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ku dhe u shpallën fituesit e raundës së dytë të mini-granteve.

Sabina Kodra, Drejtoresha Ekzekutive e AWA, hapi aktivitetin me një fjalim ku pasqyroi rrugëtimin tetëvjeçar të organizatës. "Tetë vjet më parë, së bashku me Rafaela Rica, Ema Andrea, Suela Bako dhe Valbona Sulce, ne kishim një zgjedhje," tha Kodra. "Ta pranonim botën siç ishte - ku zërat e grave ishin pëshpëritje, ku historitë tona rrëfeheshin nga të tjerët. Ose të merrnit kamerat, mikrofonët tanë dhe të thoshim: 'Jo më.'"

Ajo nënvizoi rëndësinë e të dhënave shkencore që mbështesin misionin e tyre: "Kur themi se 76% e medias shqiptarepërforcon stereotipet gjinore, e themi me peshën e të dhënave pas nesh, falë partnerit tonë SCiDev dhe Blerjana Bino."

Këto vepra janë rezultat i programit intensiv "Breaking the Moulds - Shaping the Future", i cili ka trajnuar mbi 130 profesionistë të medias me trajnerë të shkëlqyer evropianë dhe shqiptarë si Doruntina Basha, Timo Heino, Giovani Robiano dhe Pandeli Ceco.

Mbështetja e Bashkimit Evropian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e projektit për demokracinë shqiptare. "Historitë qëkeni krijuar - përmes dokumentarëve, filmave të shkurtër dheveprave vizuale - janë shumë më tepër se produkte mediatike," tha ai. "Ato i japin zë realiteteve që shpesh injorohen. Atosfidojnë heshtjen rreth çështjeve si diskriminimi, dhuna dhe padukshmëria."

Ambasadori theksoi se BE-ja i sheh lirinë e shprehjes dhe barazinë gjinore si të drejta që përforcojnë njëra-tjetrën, bazat e çdo demokracie. Ai lavdëroi AWA dhe SCiDEV për krijimin e një komuniteti ku gratë mbështesin gratë, ku mentorimi zëvendëson konkurrencën dhe ku etika është po aq e rëndësishme sa rezultati.

Raundi i dytë, shtatë zëra të rinj

Një nga momentet tjeter i rendesishem i mbrëmjes ishte prezantimi i fituesve të raundës së dytë të mini-granteve. Shtatë profesionistë të talentuar morën skenën:

• Mirela Milori
• Juliana Ristani
• Delvis Bejleri
• Bitila Shira
• Jetmira Belegu
• Xhezide Gurguri
• Fjola Graci
• Kejsi Muca

Kodra shpjegoi se secili prej tyre sjell një vizion unik - nga eksplorimi i përvojave të përditshme të grave tek shqyrtimi i pjesëmarrjes së tyre politike, nga theksimi i profesioneve të harruara tek projektimi i së ardhmes së Shqipërisë.

Një mesazh fuqie dhe shprese

Sabina Kodra e mbylli fjalimin e saj me një thirrje të fuqishme: "Shqipëria qëndron në një kryqëzim rrugësh. Mund t'i lejojmë tëtjerët të na përcaktojnë, ose mund ta marrim kontrollin e historisë sonë. Mund të provojmë se barazia nuk është vetëm njëvlerë evropiane - është një forcë shqiptare."

Kjo mbrëmje në Europe House nuk ishte thjesht një aktivitetkulturor, por një demonstrim i fuqishëm se si bashkëpunimindërkombëtar dhe vullneti i grave shqiptare po transformojnëpeizazhin mediatik të vendit. Përmes kamerave, mikrofonëvedhe historive autentike, një brez i ri rrëfyesish po krijon tëardhmen e medias shqiptare - një të ardhme ku çdo zë ka vlerëdhe çdo histori meriton të dëgjohet.

Projekti vazhdon deri në korrik 2026, duke premtuar edhe më shumë ndryshime pozitive në fushën e medias dhe të barazisë gjinore në Shqipëri.

 

1 Komente

  1. L
    Labi malsor

    Foli dhe ky buthqiri i evropit kurve!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje