
“Ky artikull i kushtohet, koleksionistit të ndjerë Artan Lame, për kontributin e tij të pazakontë në ruajtjen dhe ndriçimin e trashëgimisë historike shqiptare. Artikulli është frut dhe i shkëmbimeve me të, si ndër koleksionistët më të mirë në fushën e faleristikës në hapësirën shqiptare.”
Medalionet, objekt të këtij studimi [1], përfaqësojnë artefakte mjaft të veçanta të cilat nuk lidhen vetëm me ndërthurjen e fijeve kulturore dhe historike mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe me dëshminë konkrete të pranisë së masonerisë dhe lozhave masonike në hapësirën shqiptare.
Medalioni në Figurën nr. 1, derdhur në aliazh zinku me diametër 35 mm, paraqet në anën ballore portretin gjysmë bust të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në profil nga e majta në të djathtë. Ai është paraqitur me përkrenaren dybrirëshe dhe me veshje ushtarake ceremoniale, në një ikonografi që haset gjerësisht në shumë piktura dhe kartolina të mes viteve 1880 –1920 nga artistë shqiptarë si: Jorgji Panariti, Kol Idromeno, Theohar Gjini, Vangjel Zengo, Nikolla Lako, Spiro Xega etj.
Duket qartë se medalioni në fjalë është frymëzuar pikërisht nga kjo paraqitje e stilizuar e portretit të Skënderbeut (ku ndër më të famshmit e më të vjetrit është portreti i Skëndërbeut nga Kol Idromeno – Fig. nr. 2).
Sa i takon medalionit, në anën e pasme është gdhendur një mbishkrim në gjuhën greke:
«Σ. ΣΤ. ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ ΑΡ. 31 / 1900–1970», që në gërma latine transkriptohet sipas: «S. ST. SKENDERBEJ AP. 31 / 1900–1970».
Gërma S. në fillim të medalionit normalisht indikon fjalën greke Symvoulio, (shq. Këshill), ndërsa grupi ST. indikon fjalën Stoa (shq. Lozhë). Ndërsa sa i takon shkurtesës AP., kjo i referohet Arithmos (shq. Numër, NR.).
Deshifrimi dhe përkthimi i plotë në shqip i këtij mbishkrimi në këtë anë të medalionit do të ishte: “KËSHILLI I LOZHËS SKËNDERBEJ, NR. 31, 1900–1970”.
Një vëzhgim i kujdeshëm mbi medalionin e parë (fig. 1) vëren që në momentin e prodhimit, vitet në pjesën e poshtme, kanë qenë 1900 – 19_0. Ndërkohë që në një fazë të dytë është incizuar me goditje numri 7 në pjesën bosh të vitit, duke e shndërruar kështu në 1970.
Prodhimi i këtij medalioni me gjasë është bërë për anëtarët e Këshillit të Lozhës apo Kolegjin e Oficerëvë të Lozhës, dhe incizimi i shifrës 7 (punuar në sipërfaqe) ka ndodhur në një kohë të dytë, me rastin e një ngjarjeje apo okazioni të caktuar në historinë e kësaj lozhe (p.sh. viti i jubileut – pas 70 vitesh aktivitet).
Ndryshe nga medalioni i parë (1900-1970), medalioni dytë është prodhuar në një cilësi më të mirë, praktikisht në bronz, gjë që tregon përmirësim të standarteve të lozhës. Ky medalion ka të incizuar dy numra: 7 dhe 5 tek viti 1975, ndërsa shifrat 1900-19 mbeten të paprekura në reliev (Fig. nr. 3).
Ndryshimi vetëm i numrave të fundit në këto 2 medalione, dikton argumentin që ato mund të jenë prodhuar që në fillim të viteve ‘900, pak kohë pas themelimit të kësaj lozhe, dhe më pas në varësi të okazioneve apo jubilareve të ndryshëm, gdhendeshin 2 numrat e fundit.
Bie në sy fakti se në anën e pasme të medalioneve, gjendet një kompozim i pasur me simbole tipike të masonerisë, si:
· Kompasi dhe Skuadra (vizorja kënddrejtë): simbolizojnë balancën mes botës shpirtërore dhe asaj materiale, duke bërë kësisoj emblemën universale të masonerisë së lirë.
· Trekëndëshi (Delta) – Trekëndëshi barabrinjës, simbol i harmonisë dhe ekuilibrit.
· Ylli me Rreze (Ylli Flakërues): yll pesëcepësh i rrethuar me rreze drite, simbol i dritës hyjnore.
· Pema me Gjethe (Akacia): simbol masonik i pavdekësisë dhe rilindjes së shpirtit, që në këtë medalion lidh simbolikën e Skënderbeut me doktrinën specifike të kësaj lozhe.
Datat dhe imazhet e gdhendura i japin këtyre medalioneve një kontekst historik: ato nuk janë thjesht këtu një simbol masonik anonim, por lidhen me një periudhë dhe trashëgimi konkrete kohore: themelimin më 1900 dhe vazhdimin e aktivitetit të kësaj lozhe për dekadat në vijim, në një kontekst të turbullt zhvillimesh shoqërore dhe politike në një Ballkan të trazuar.
Në fakt, Lozha “Skënderbej” nr. 31 rezulton të jetë një nga lozhat më të rëndësishme të masonerisë në Greqinë e re, me influencë të madhe në pjesën jugore të gadishullit Ballkanik.
Kjo lozhë u themelua në Athinë më 11 maj të vitit 1900. Rrënjët ideore dhe organizative të Lozhës “Skënderbej” mund të gjurmohen që në vitin 1882, kur disa anëtarë të Lozhës “Pitagora” nr. 8 ndërmorën krijimin e Lozhës “Athina” nr. 9. Kjo iniciativë kishte si shtysë parësore përfshirjen aktive të anëtarëve në përpjekjet për çështje kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e territoreve ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.
Nga Lozha “Athina” do të dilnin më pas një sërë lozhash të tjera, përfshirë edhe Lozhën “Thespis” nga e cila do të lindte më pas Lozha “Skënderbej” nr. 31.
Ishte grupi i anëtarëve të dikurshëm të lozhës “Thespis”, që të nxitur nga motive antiosmane për pavarësinë e Epirit nga sundimi Osman, në vitin 1900 ndërmorën themelimin e kësaj lozhe të re.
Kjo iniciativë u udhëhoq nga Marko Boçari i Ri, pasardhës i familjes heroike suliote, tashmë oficer i Ushtrisë Greke, si dhe Mjeshtër i Parë i Nderuar i Lozhës së sapokrijuar (stërnip i Marko Boçarit, hero i revolucionit për pavarësinë e Greqisë dhe autori i “Fjalorit dygjuhësh të greqishtes popullore dhe shqipes së thjeshtë”, Korfuz – 1809).
Është e qartë se nuk mund të ishte rastësi fakti që një ndër themeluesit kryesorë të kësaj lozhe të ishte nga familja e famshme suliote Boçari apo dhe emërtimi i lozhës te ishte me emrin “Skënderbej”.
Karakteri multinacional i krahinës së Epirit, por edhe konfigurimi politik dhe etnik përreth zonës së Athinës, pas pavarësisë së Greqisë më 1821, impononte një përzgjedhje të kujdesshme të një figure përbashkuese me rrënjë të thella në histori.
Emri u përzgjodh qëllimisht, si një emër me jehonë të madhe historike identifikuese për komunitetin arvanitas të Greqisë, por dhe për të përcjellë një mesazh të fuqishëm simbolik dhe politik.
Figura e Skënderbeut, si simbol i qëndresës ndaj Perandorisë Osmane, ishte përndezur përsëri në kuadrin e lëvizjeve kombëtare të Ballkanit të shekujve XIX–XX.
Lozha masonike “Skënderbej” mori këtë emër pikërisht për të evokuar përmes kësaj simbolike luftën kundër zgjedhës osmane dhe aspiratën për çlirim kombëtar të popujve të ballkanit jugor, por edhe për të lidhur drejpërdrejt identitetin e lozhës me trashëgiminë heroike të Skënderbeut, gjeneralët e të cilit qenë pasardhës të arvanitëve të shumtë të Greqisë.
Përveç veprimtarisë masonike, përgjatë viteve të ushtrimit të aktivitetit të saj, kjo lozhë ka realizuar edhe veprimtari të konsiderueshme shoqërore, ku duhet veçuar dhurimi i fondeve të nevojshme për të evituar mbylljen e institucionit të mirënjohur arsimor “Zosimea” të Janinës, institucion i cili ishte vatër e rëndësishme formimi dhe veprimtarie edhe për shumë rilindas shqiptarë.
Veprimtaria dhe aktiviteti i masonëve të lirë të lozhes, ndikoi në hapjen e të tjerave lozhave zyrtare në hapsirën shqiptare si Photius No.47 në Korçë apo Lozha Héraclée No.46 në Manastir si dhe në publikimin e botimeve të ndryshme si “Mysteres des Pelasges” shkruar në Vuno të Himarës nga Leonidas Anagnosti – Ndrenika dhe botuar në Korfuz më 1932 (Fig. nr. 8). [2]
Megjithëse gjejmë elemente masonikë apo paramasonikë në shume klube e shoqëri shqiptare (Drita, Dituria, etj)
Lozha “Skënderbej” nr. 31. mbetet e para lozhë zyrtare ngritur mbi elementë të identitetit shqiptar, duke respektuar në të njëjtën kohë rregullat zyrtare të masonerisë së lirë.
Gjatë historisë së saj, tashmë shumëvjeçare, kjo lozhë ka pasur në gjirin e vet personalitete të spikatura të jetës publike greke, një pjesë e madhe e të cilëve me origjinë arvanitase. Prej saj kanë dalë gjashtë Mjeshtër të Mëdhenj dhe njëzet e shtatë anëtarë të Këshillit të Madh të Lozhës së Madhe të Greqisë.
Sot, ajo vijon të mbetet një nga më të vjetrat dhe më me ndikim në mjedisin masonik grek, duke qenë njëkohësisht lozhë mëmë edhe për lozha të tjera të cilat janë krijuar më vonë.
Lozha “Skënderbej” nr. 31. hedh dritë mbi një aspekt krejt të panjohur të ndërveprimeve historike, kulturore dhe simbolike midis shqiptarëve dhe arvanitasve në hapësirën greke. Emri “Skënderbej”, i zgjedhur qëllimisht për këtë lozhë, nuk ishte një emërtim i zakonshëm: ai përfaqësonte një thirrje për bashkim dhe rezistencë ndaj zgjedhës osmane, duke shërbyer si një pikëtakim simbolik me thellësi historike për grekët dhe shqiptarët në një periudhë të turbullt historike. Përmes figurës së Gjergj Kastriotit, masoneria në Greqi përvetësoi një simbol që i kapërceu kufijtë kombëtarë, duke e integruar në kuadër të saj jo vetëm si ikonografi, por edhe si pjesë të ndërgjegjes së saj politike dhe kulturore.
[1] Këto medalione ndodhen në koleksione private në Shqipëri dhe përdorimi i këtyre imazheve mbrohet sipas ligjit Nr. 35/2016 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
[2] Për një studim më të thelluar shih: David Harrison, ‘Freemasonry in Southern Albania in the early Twentieth Century’, Scriptorium, Vol.III, (2023).
[3] Figurat Nr. 9, 10, 11, 12 janë kortezi e koleksionistit Niko Kotherja
Masonet pjella te se liges. E dhimbshme qe kane perdorur si simbol te tyre Atletin e Krishtit, Skenderbeun. Shkrim mburravec.. delirant... i ceket. Injoranca ne piedestal.
Ku e ke idene ti , se cfare eshte Masoneria, apo se cfare perfaqson? E gjithe imagjinata jote prej kokrres se arres eshte aq sa te ka dhene TV. Te ishin , te gjithe si Masonet do kishe komb, jo parazite dhe llapaqene keshtu si puna jote. Laj gojen para se te flasesh
Shkrim vari leshte nje hajdut mare Shqiptare kancer ju bene pronat e popullit qe vodhi nga Vermoshi ne Konolispol.....pederasta dhe te pa cipe ato qe e kujtojne kancer se dhemb shpirti popullit nga bemat e Ersekarit Lame...! I shkofshin pas ato qe e permendin Qenin Lame
Shkrim vari leshte nje hajdut mare Shqiptare kancer ju bene pronat e popullit qe vodhi nga Vermoshi ne Konolispol.....pederasta dhe te pa cipe ato qe e kujtojne kancer se dhemb shpirti popullit nga bemat e Ersekarit Lame...! I shkofshin pas ato qe e permendin Qenin Lame
Shkrim vari leshte nje hajdut mare Shqiptare kancer ju bene pronat e popullit qe vodhi nga Vermoshi ne Konolispol.....pederasta dhe te pa cipe ato qe e kujtojne kancer se dhemb shpirti popullit nga bemat e Ersekarit Lame...! I shkofshin pas ato qe e permendin Qenin Lame
Shkrim vari leshte nje hajdut mare Shqiptare kancer ju bene pronat e popullit qe vodhi nga Vermoshi ne Konolispol.....pederasta dhe te pa cipe ato qe e kujtojne kancer se dhemb shpirti popullit nga bemat e Ersekarit Lame...! I shkofshin pas ato qe e permendin Qenin Lame
Shume interesant! Ende dime pak gjera per ate periudhe.