Historia prekëse e Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t'i jepte gji mamaja

28 Korrik 2025, 14:58Kulturë TEMA
Historia prekëse e Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Në një intervistë të dhënë pak para se te vdiste ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujtonte se si i dënuan babanë e tij me 15 vite burg. Se si i morën 4 kuintalë e gjysëm flori. Apo kur ne moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në burg, që t’i jepte gji e ëma.

“Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane. 

Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tonë, familjen tonë. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Ne na kishte lënë baba një lopë të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam.

Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”,- tregonte ai në këtë intervistë biografike.

Këngëtari Sherif Merdani iku ne amshim duke marrë me vete gëzimet dhe dhimbjet e jetës. Dhimbja më e madhe e këngëtarit ka qenë lëndimi i zemrës së nënës kur atë e burgosën.  Kënga “Sinfonia e nënës” mbetet ndërsa tashmë ai do të banojë përjetësisht pranë saj në qiell.

/observer/

5 Komente

  1. S
    Student

    E di kush se c jane 4 kunitale e gjysem flori? Besoj Sheroja nuk e bente kete gabim te thoshte 4.5 kuintale flori . Gjithsesi ju e dini.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      I pa harruar kujtimi i Sherif Merdanit! Ndoshta behet fjalë për 4.5 kg (flori?!)=482,830.95 US$ dhe prape duket shumë!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Happy Gilmore

        4 kuintalë e gjysëm flori!!!!!????? edhe grure do ishte shume lol...

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          O gazetar...,mos u bej koqe,e di ti cfare jan kater kuintal flori apo jo? Edhe pasaniku me I madh I Shqiperise nuk i kishte kater kuintal flori o injorant! Edhe mbreti hajdut Ahmet Zogolli nuk mori nga banka kaq flori o gazetar I leshit.

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            Gazetar pa formim te pergjithshem,nuk ka iden se sa eshte kuntali ose kg,fatekeqesi,por shkollat tona nuk japin formim te pergjithshem.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje