Një letër e Dritëro Agollit për Moikom Zeqon: Asnjëherë nuk kam qenë i lirë

28 Korrik 2025, 14:09Kulturë TEMA

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë së fundi në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:

Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin …

Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.

Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …Por Liria më ka ftuar dhe më ka bërë shumë ftesa. Si mik që të kam dhe si të vetmin poet që çmoj me nota të larta në Shqipëri, si një poet të së ardhmes së poezisë, jashtë asaj “ comme il faut “( i “këndshëm “, siç thonë francezët) , dua të të them të mos bësh gabim të dëshpërohesh. Të kam vënë re, që dëshpërohesh dhe mbase thua me vete:

”Ja, shkruajta poezi, e kush i lexon?” Nuk është gjë kjo që mendon ti, apo kjo që mund të mendosh! Ka njerëz të çuditshëm që çdo gjë lexojnë. Dhe këta të çuditshëm vjen një kohë që bëhen të zakonshëm: lexues të shumtë.

Pastaj, o miku im Moikom, mos e barazo lirinë dhe demokracinë me poezinë. Liria poetin e ka vëlla, por poeti nuk shkon tek liria në çdo ftesë të saj. Unë për ftesat në koktejlet e lirisë mund të them :

mërzitur testamenti poezi nga dritero agollit

 

4 Komente

  1. I
    Iliri

    I Madhi Dritero.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      O SHOKU,SEMPRE NJERIU ESHTE I PRIVUAR NGA SHUME GJERA,,,,,,LIGNI,MORALI JANE DY ARMIQTE KRYESIRE TE LIRISE SE NJERIUT,,,,,KETU MUND TE FUSIN EDHE NDALIMET FETARE ,TE KOHES,OSE TE GJENDJES EKONOMIKE....ZHVILLIMI I NJERIUT SOLLI RREGULLAT,MORALIN LIGJIN E TE TJERE..... KESHTU TE GJITHE JEMI ROBER PO TE VEHTES TONE......ASKUSH NUK MUND TE BEJE CTE DOJE PER ARESYE TE KUFIZIMEVE.....E CDO BEJE ME TEPER....DO SHKRUAJE HAJVANLLEGJE PER SEKSIN,,,VETEM KETE DO DOJE,OSE DO KRITIKOJE KOMUNIZMIN KU QE EDHE VETE DENTRO......

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Askush nuk eshte i lire.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Era

          Pse me shijoi kaq dhe se di ç perjetova..nejse

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje