Prej dy muajsh, qyteti i Memaliajt ka një tjetër arsye për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve: çeljen e Muzeut Etnografik, një hapësirë e re kulturore që ruan dhe përcjell trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës.
Me dhjetëra objekte të mbledhura nga familjet vendase që nga veshjet tradicionale, veglat e punës, deri te orenditë e shtëpive të dikurshme.
“Jemi munduar që ta pasurojmë me orendi shtëpiake, me veshje popullore dhe çdo ditë po e pasurojmë ende me gjëra të reja. Disa prej tyre i kemi siguruar vetë dhe disa prej tyre në bashkëpunim me etnografët e zonës apo dhe të tjerë. Ka patur interes nga turistë vendas dhe të huaj”, u shpreh punonjësi i muzeut, Everest Meçe.
Muzeu ofron një pasqyrë autentike të jetës së përditshme në trevën e Memaliajt gjatë dekadave të shkuara.
Iniciativa është pritur me interes nga komuniteti dhe veçanërisht nga të rinjtë, të cilët gjejnë këtu një lidhje të drejtpërdrejtë me rrënjët dhe identitetin lokal.
- RTSH-
E then troc, Memaliaj ka ndryshuar dhe po ndryshon ne saje te birit te devotshem, shume punetor dhe shume te ndershem Albert Malaj. Gazetaret dhe ju Z. Mero , duhet tju beje pershtypje puna e ketij djali , puna e ketij Kryebashkiaku serioz dhe i ndershem. Puna qe ka bere Albert Malaj ne tre vite , ne Memaliah nuk eshte bere ne 15 vite e shume. Pse nuk vleresohet si duhet nga mediat kjo pune e jashtezakoneshme ?! Mendoj vetem e vetem se eshte perfaqesuae i LSI. Jo zoterinje vlersoni punen. Edhe sistemi diktatorial qe kaloj punen e mire edhe kulakut ja vleresonte. Memaliaj ka ndryshuar dhe po vazhdon te ndryshoje. Duhet ndihmuar edhe nga shteti kjo Bashki e lene menjane me investime ne t kaluaren.