LIBRI I DITËS: "Përgjithmonë yti"- Një letër, një veshkë dhe një dashuri që ndryshoi çdo gjë...

27 Korrik 2025, 18:28Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Përgjithmonë yti"- Një

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Përgjithmonë yti"

Përktheu: Nikolla Langore

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Çmimi: 1.400 Lekë

Jeta e mjekes Briana Ortiz po shkon poshtë e më poshtë. Divorci është duke përfunduar, i vëllai po lufton me kohën për të gjetur një dhurues veshke dhe ajo synon ngritjen në detyrë. Oh, ndoshta atë post do ta fitojë mjeku i ri që tashmë në kategorizimin e Brianës ka marrë tetëdhjetë e shtatë pikë si njeri i padurueshëm. Por pikërisht atëherë, kur gjithçka flet për urrejtje, doktor Xhekob Madoksi ndryshon plotësisht lojën... duke i dërguar Brianës një letër.

Dhe është letër vërtet e bukur. Që provon se Xhekobi nuk është djalli. Për më tepër, ai mund të jetë jashtëzakonisht argëtues dhe joshës duke ngrënë drekë bashkë me Brianën në 'depon e dënesave dhe duke diskutuar meritat e kuajve çuditërisht trupvegjël.

Por kur Xhekobi vendos t'i japë Brianës dhuratën më të bukur që mund të imagjinohet, një veshkë për vëllain e saj, ajo pyet veten se si mund t'i rezistojë më tej këtij mjeku të ri jashtëzakonisht tërheqës... sidomos kur ai i kërkon një nder që ajo nuk mund t'ia refuzojë.

Lini një Përgjigje