Me 22 Korrik 1649 – në qytetin e Urbinos në Itali lindi Gjon Françesk Albani, nji djalë me gjak arbëror, që ma vonë u ngjit në majën ma të naltë të Kishës Katolike me emnin Papa Klementi XI.
Me rrânjë nga familja Albani e Shkodrës, e dëbueme prej trojeve të veta nga pushtimi osman, ai kurrë s’e harroi prejardhjen. Përkundrazi – e ruajti me krenari dhe e përmendte shpesh se vinte prej nji fisi të vjetër shqiptar.
Papa shqiptar që mbrojti gjuhën, fenë e kujtesën tonë
Gjatë papnisë së tij (1700–1721), Papa Klementi XI u tregue jo veç udhëheqës i Kishës, por edhe mbrojtës i shqiptarëve nën sundimin osman.
Në vitin 1703, me iniciativë të tij, u mbajt Kuvendi i Arbërit, një mbledhje historike afër Lezhës, ku klerikët tanë arbër:
Mbrojtën Fenë Katolike të të Parëve
Kërkuen ruajtjen e gjuhës shqipe në liturgji e shkollë
Qëndruen përballë asimilimit osman
Ky kuvend, i mbështetun drejtpërdrejt nga Papa Albani, ishte një akt i rrallë i dashnisë e përkujdesjes për popullin tonë – nji shenjë se Arbëria nuk ishte harrue në Vatikan.
Porosia e Tij për Ne Shqiptarët
Në shkrime të ruajtuna prej klerikëve arbëreshë, përmendet porosia e Tij:
“Rilindja e Arbërisë e vetëdija kombëtare do të vijë nëpërmjet ruajtjes së gjuhës, fesë dhe historisë së të parëve tanë.”
Ky mesazh – i thjeshtë, por i thellë, nëasht sot vetë zemra e Lëvizjes për Rikthim.
Amaneti i fundit: Papa Albani, në fund të jetës, la amanet që mbi varrin e tij të shkruhej: “Mos më kujtoni si Papë, nëse harroni se kam qenë me gjak arbëror.”
Nji kujtim i gjallë që na fton me mos i harrue rrânjët,, edhe kur jemi në majat e botës.Papa Klementi XI asht dëshmi e gjallë se shqiptarët kanë lanë gjurmë të ndrituna në historinë e qytetnimit perëndimor, kur nuk janë shkëputë prej vetvetes.
Ne kthehemi me krenari te gjuha, te feja, te historia jonë e vërtetë, ashtu siç na porositi ai arbëror që u ba Papë. /lpr/
Lini një Përgjigje