Sot më 27 korrik, feston 86-vjetorin e lindjes një figurë e shquar e artit shqiptar: Mario Ashiku

27 Korrik 2025, 14:48Kulturë TEMA
Sot më 27 korrik, feston 86-vjetorin e lindjes një figurë e

Sot më 27 korrik, feston 86-vjetorin e lindjes një figurë e shquar e artit shqiptar: Mario Ashiku, aktor, regjisor, pedagog, përkthyes, intelektual i përkushtuar dhe një nga ikonat e skenës shqiptare!

Me një karrierë që përfshin dekada të tëra kontributesh në Teatrin Kombëtar, Teatrin “Aleksandër Moisiu”, dhe si pedagog në Akademinë e Arteve, Mario Ashiku mbetet një shtyllë e artit skenik dhe edukimit artistik në Shqipëri.

E kemi parë dhe admiruar në dhjetëra role në teatër dhe film: nga “Debatik”, “Toka jonë”, “Komisari i Dritës”, “Të paftuarit”, “Nëntori i Dytë” e shumë të tjerë. Një aktor me prezencë unike, që la gjurmë të pashlyeshme si në ekran, ashtu edhe në auditorët universitarë.

Bashkautor i shumë veprave për mjeshtërinë e aktorit, përkthyes i materialeve të rëndësishme nga gjuha ruse, dhe gjithnjë një burim i pashtershëm i dijes dhe kulturës teatrale.

Me tituj të lartë si "Artist i Merituar" dhe dekoratën "Naim Frashëri", ai është dhe mbetet një thesar i gjallë i artit shqiptar.

Na lejoni t’i urojmë nga zemra: GËZUAR 86-VJETORIN, MESTRO!
Shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe frymëzim për brezat!

/naishtedikur/

Lini një Përgjigje