Në emisionin “Kjo Javë” në News24, botuesja Anila Bisha komentoi deklaratën virale të një personazhi publik që e përshkroi librin si “aksesor”, një shprehje që shkaktoi debat në rrjetet sociale.
Bisha theksoi se, edhe pse ky personazh publik dha një reflektim të vërtetë për ndikimin e luksit dhe gjërave sipërfaqësore në jetën e personazheve të rrjeteve sociale, ajo ngacmoi një problem më të thellë në shoqëri.
“Jeta jonë nuk është vetëm për t’u dukur bukur apo për performancë personale,” tha ajo, “është një alarm për të gjithë shoqërinë. Libri është shumë më tepër sesa një gjë për t’u pasur në dorë, ai është një shoqërues i rëndësishëm që ndihmon si fëmijët ashtu edhe të rriturit.”
Anila Bisha ftoi të gjithë ata që kanë ndikim në shoqëri që të promovojnë rëndësinë e librit, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në edukim dhe zhvillim personal.
Teorikisht kjo zonja e ka mire, por une do I lutesha te me rekomandonre nje titull vetem per ta blere Me librin spekulluan kaq rende banditet shpellare qe u ra paraja ne dore, sa veshtire ta mbledhe me veten. Per libra me seks e me vrimat e Rites, veshtire se shpenzon njeri edhe nje qindarke te vetme.