Një prej albanologëve më të mëdhenj të huaj, Maximilian Lambertz ishte një studiues austriak që ia kushtoi jetën e tij gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Nga takimi i tij i parë me shqipen në Atikë të Greqisë në vitin 1906, e deri në vdekjen e tij më 1963, Lambertz punoi pa u ndalur për t’i dhënë shkencës albanologjike një themel të fortë dhe të gjithanshëm.
Kontributet e tij përfshijnë:
Botimin e parë në shqip më 1913 – libër gjuhe dhe leximi
Hulumtime mbi dialektet arbëreshe në Italinë e Jugut (Abruzzo, Molise, sidomos Badhesa)
Studime në:
Folklor dhe epikë gojore
Mitologji dhe demonologji shqiptare
E drejta zakonore dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit
Gjuhësi (morfologji, sintaksë, leksik, dialekte, drejtshkrim)
Letërsi, dramë dhe përkthim (veçanërisht i veprave të Gjergj Fishtës)
Ka lënë pas rreth 60 dorëshkrime me vlera të jashtëzakonshme për trashëgiminë shqiptare.
Emri i tij mbetet ndër më të nderuarit në historinë e albanologjisë ndërkombëtare, një mik i madh i Shqipërisë, i cili pa qenë shqiptar, bëri aq shumë sa rrallëkush për kulturën kombëtare shqiptare.
/naishtedikur/
Studiues nuk don te thot mik!