Inspektohet Banesa Mak Haxhistasa për hartimin e një projekti restaurimi

15 Prill 2025, 13:02Kulturë TEMA
Inspektohet Banesa Mak Haxhistasa për hartimin e një projekti

Specialistë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) realizuan një inspektim në terren në qytetin e Beratit për të dokumentuar gjendjen ekzistuese të Banesës Mak Haxhistasa, Monument Kulture i kategorisë së parë.

Ky inspektim synoi vlerësimin e nevojave të ruajtjes së monumentit dhe grumbullimin e të dhënave të domosdoshme për hartimin e një projekti të plotë restaurimi.

Banesa Haxhistasa në kalanë e Beratit, është një shtëpi tipike me çardak në qendër, një nga shembujt më përfaqësues të kësaj tipologjie në qytetin e Beratit.

Çardaku është një galeri prej druri në pjesën e sipërme, që përbën një element me rol të rëndësishëm në fuksionimin e banesës. Banesa e familjes Haxhistasa përfaqëson një prej ndërtesave më të zhvilluara të tipit me çardak, e ndërtuar në gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Ajo përbën një godinë tipike të arkitekturës vernakulare, e ndërtuar në kalanë e Beratit në një terren të pjerrët nga një familje e pasur feudale e kohës.

Në një kohë të mëvonë ajo është përdorur si residencë nga Ahmet Kurt Pasha një nga sundimtarët e qytetit gjatë periudhës së vonë të sundimit Otoman. Banesa dëshmon njëkohësisht ndikimin e mënyrës së re të jetesës në arkitekturën tradicionale, të diktuar nga kushtet e reja ekonomiko-sociale të gjysmës së dytë të shek. 18-të në Shqipëri. Banesa Haxhistasa është shpallur Monument Kulture i kategorisë së pare në vitin 1961. E ndodhur brenda kalasë së Beratit (Qendër e trashëgimisë botërore në mbrojtjen e UNESCO-s) ajo mund të pasurojë ofertën turistike te sitit duke u kthyer një destinacion shumë tërheqës./atsh/

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ..banesa i kategorise "i" = oferte turistike te "sitit"....lol..Manchester "SITIT" lol Albnaistani dhe turqishtja anglishte......

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo

      Jam I mendimit qe nese keto banesa restaurohen me fonde publike,atehere pronaret e Tyre DUHET ti perdorin ekskluzivisht per qellime banimi ,ne te kundert nese hapen per vizitore ne booking, Shteti DUHET a konsideroje investim dhe te rimarre mbrapsht parate e hedhura ne keto objekte plus interest e investimit,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje