Slow Mill dhe ditët e kulturës shqiptare në botë (FOTOT)

14 Prill 2025, 17:55Kulturë TEMA
Slow Mill dhe ditët e kulturës shqiptare në botë (FOTOT)

Java e Dizajnit në Milano u mbyll me një sërë aktivitetesh që lidheshin edhe me kulturën shqiptare.

Krahas aktiviteteve të panairit ishin dhe ato të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano. Shqipëria u prezantua me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë, filma dhe aktivitete kulinarie.

Shef Sokol Prenga prezantoi platformën ‘Albchef2025’, një mjet që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e sektorit HORECA me origjinë shqiptare në mbarë botën. Shqiptarë e të huaj kanë shijuar bimë, vajra, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të jashtëzakonshme.

Projektet e sjella nga qendra kulturore Slow Mill, patën mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë të programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, për të zbuluar më të mirën e kulturës shqiptare./ATSH/

Lini një Përgjigje