Regjisori dhe pedagogu i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.
Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.
Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Bashkëshort i aktores së mirënjohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.
Shfaqjet kulminante të tij janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12-të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.
Nderim dhe respekt për figurën e tij. A.K./TemA
GJIGANT! I perjetshem kujtimi i tij.
Regjizor dhe aktor i madh