
Transformimi i shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha në një rezidencë arti që pulson me ritme të muzikës tekno, koktejle dhe ekskluzivitet të kuruar me kujdes, bart në vetvete një ironi mizore. Një sit dikur i mbytur në heshtje dhe që për dekada përçonte vetëm ndjesinë e frikës së një pushteti të pakufishëm, prej pak ditësh po shitet si një kënd i ri i promovimit të kulturës ku e shkuara, trauma dhe kujtesa duket se janë pastruar me të njëjtin kujdes siç operohet një hundë e shëmtuar apo siç pastrohet një nishan i trashëguar por bezdisës.
Nëse dikur kjo ishte shtëpia më ekskluzive e vendit, një rezidencë brenda të cilës paranoja flinte e pashqetësuar pas perdeve, tani shtëpia e ish-diktatorit lulëzon nën iluzonin e hapjes. Por, asgjë brenda dhe rreth e rrotull saj nuk të përcjell ndonjë ndjesi lirie a çlirimi. Kufiri i dikurshëm që izolonte shtëpinë dhe të gjithë zonën ekskluzive të ish-bllokut vetëm sa është rimarketuar për t’u shitur nën një tjetër emër, por nuk është hequr.
Në pamje të parë, “Vila 31” tani ngjan me një projekt të guximshëm. Një lloj fitoreje simbolike, ku qyteti rimerr sërish hapësirën ku dikur nuk mund të imagjinoje se mund t’i kaloje pranë, le më pastaj të ktheje sytë për të parë drejt saj. Dhe është frymëzuese të mendosh se shtëpia nga ku dikur buronte shtypja, është shndërruar në një hapësirë kreativiteti. Por, siç ndodh shpesh me projekte të sanksionuara nga shteti dhe të mbrojtura ose të kuruara nga institucionet, nuk duhet shumë kohë për të kuptuar se nuk është aspak e tillë, por një lloj boshi i mirëorganizuar, ku e shkuara është fërkuar me kujdes nga muret, dyshemetë dhe tavani, për të pikturuar në vend të saj të tashmen me shtresat e saj ‘cool’.
Dhe, teksa endesh në dhomat dhe korridoret e “Vila 31” nuk mund të mos pyesësh veten se cili është qëllimi i një hapësire të tillë në kryeqytet? A është ajo vërtet një vend i promovimit të artit dhe kulturës, apo thjesht një performancë e “hapjes”, një lloj teatraliteti i kuruar nga të njëtat institucione që dikur i shërbenin pushtetit? A mund të ekzistojë arti domethënës dhe subversiv kur organizohet, sponsorizohet dhe kurohet nga shteti dhe nga institucionet?
Nga ana tjetër, vetë pikturat dhe instalacionet e ekspozuara në dhomat e vilës së ish-diktatorit lëkunden mes sterilitetit/ndrojtjes dhe sforcimit. Fjala vjen, një nga instalacionet tregon një drapër mbi shtratin e një prej familjarëve të ish-diktatorit – një përpjekje gati-gati banale dhe jo shumë imagjinative për të evokuar drapërin si simbol të komunizmit, po edhe të dhunës/vrasjes. Ky nuk është provokim por një caption instagrami në pritje për t’u pëlqyer e për t’iu provuar ndjekësve se ti “merr vesh nga arti”. Të tjera vepra vuajnë të njëjtin fat: sterile dhe të mbyllura në vetvete, kuptimi dhe përjetimi i tyre varet nga broshurat që i shoqërojnë dhe teksti në mur. Antimonumentalizmi në kulmin e zbrazëtisë së vet, që teksa përpiqet të zhvishet nga madhështia, s’bën tjetër veçse reflekton arrogancë konceptuale që kërkon me patjetër të interpretohet para se të shkaktojë emocion.
Na thuhet se duhet të jemi mirënjohës për këtë dekonstruktim të kujtesës. Por, ironikisht, ky lloj antimonumentalizmi transformohet vetë në një monument - një perfomancë arrogante dhe elitiste që mban veshur kostumin e minimalizmit konceptual. Nuk jam tradicionalist, por të paktën monumentet tradicionale me gjithë peshën negative që shpesh mbajnë, e dinë se çfarë janë. Dinë të komunikojnë. Ndërsa kjo përpjekje për antimonumentalizëm nuk konfrontohet, ajo nënçmon. Teksa i pëshpërit një elite ekskluzive dhe përjashton të tjerët, kjo përpjekje e sforcuar bëhet po aq totalitare sa regjimet, të cilat pretendon të dekonstruktojë. Edhe më keq, ajo maskon harresën e qëllimshme me gjuhën e progresit.
Arti domethënës synon të shqetësojë, jo të dekorojë. Ai duhet të sfidojë shtetin – sado demokratik – jo të subvencionohet prej tij. Duhet të ngrejë pyetje të vështira dhe jo të humbasë në zgjurasinë e vet. Në qytete të tjera europiane, hapësirat e artit publik kthehen në vend-strehim për të përjashtuarit nga tregu, duke ofruar akses të përballueshëm ekonomikisht dhe solidaritet me komunitetin. Ato ndërtohen mbi idenë e refuzimit të shndërrimit të çdo hapësire në mall tregu. Por, në rastin e “Vila 31” ndodh e kundërta. Hapësira reflekton ekskluzivitet. Pjesë të caktuara të shtëpisë janë në mënyrë të pashpjegueshme off-limits në orare të caktuara, ndonëse disa të tjerë rrëshqasin pa problem nën hundën e rojave të sigurisë, që në fakt janë aq të shumtë sa shpesh të duket se po hyn në ndonjë bankë ose institucion të sigurisë së lartë dhe jo në një vend ku supozohet të admirohet arti.
Përtej iluzionit të progresit kulturor, ekskluziviteti i dikurshëm i vilës së ish-diktatorit vazhdon të ekzistojë. Ndoshta rojat kanë fytyra më miqësore dhe janë më të buzëqeshur por, postblloku i padukshëm mbetet aty. Logjika mbetet e njëjtë: kjo hapësirë nuk është për këdo. Kurrë nuk ka qenë e tillë.
Ndaj, kjo nuk është një rimarrje e guximshme e një hapësire dikur të ndaluar, por pastrimi i historisë përmes kulturës. Diktatura e kthyer në dekor. Një shtëpi e pushtuar nga shpirtrat, e maskuar si një mbrëmje festive me muzikë tekno.
Gjëja më e trishtë është se e gjithë kjo funksionon. Ti ecën përmes kësaj rezidence arti dhe thuajse harron se çfarë përfaqëson ajo për shqiptarët. Dhe harresa në një vend si ky është më e rrezikshmja.
Bjorni e ke qare kete shkrim. . Te ndjek edhe ne podcast dhe me duken mjaft interesante temat dhe personazhet qe sjell. Suksese te metejshme.
Ky projekt tregon vetem se sa skizofren eshte kryeministri i vendit, i biri i Kristaqit, Mjere ky vend ne dore te kujt ka rene, ne fillim e shkaterroi maloku, tashti i semuri psiqik i Kristaqit, lutje per zotin qe te gjej nje te hajrit per kete vend dhe kete popull ne zgjedhjet e reja por te babeziturit i kane marre peng partite dhe po keto do te jene perseri
Po...bravo çuni!
Analize sa e qarte dhe brilante! Bravo
Një analizë kritike .
ja ky shurraqi qe flet per sit mizor. qe ishte akoma ne koqet e babait ne kohen e sitit.
enveeeer c pate
Ky shkrim i ketij djaloshi te papjekur, eshte vetem njeri nga seria e pafund e shkrimeve qe dehsmojne se nje pjese jo e vogel e shoqerise shqiptare eshte qire ne koke dhe jeton ne nje realitet te sajuar e te transformuar nga kopeja e antikomunisteve hajdute dhe te paskrupullt te ketyre 34 viteve. Ja cfare thote Bjorni ( as emrin s'e ka shqiptar ): " Në pamje të parë, “Vila 31” tani ngjan me një projekt të guximshëm. Një lloj fitoreje simbolike, ku qyteti rimerr sërish hapësirën ku dikur nuk mund të imagjinoje se mund t’i kaloje pranë, le më pastaj të ktheje sytë për të parë drejt saj ". Sipas ketij kalamani, ne shtepine e ish-drejtuesit te Shqiperise duhej te kishin mundesi dikur te hynte kushdo. O tempera ! O mores ! provojeni t'i afroheni shtepise se Donald Trump dhe do ta shikoni vrimen nga keni dale se ju asgjesojne brenda disa sekondave. Ju kujtoni se me ekstravagancat e nje horri te Tiranes si Edi Rama ( dhe qindra te tjere si ai ) mund te beni art vetem pse ktheni ndonje bunker ne muze dhe guxoni e quani " muze kombetar ". jeni te deshtuar, se pari sepse jeni kulturalisht impotente dhe moralisht te zvjerdhur. Si e shpjegon Runa dhe Kuna se thuajse te gjithe antikomunistet e pas 1990 na dolen hajna ?!!!
duket sikur 4 komentuesit e pare jane ose i zoti i punes ose familjare.. sarajet e berishes jane sa gjithe hapsirat e shtepise ku banonte enveri shkoni po ja u mbajti as per te pire kafe nuk pranojne se ka polici private cfare do te kete bere Enveri eshte i falur me keto kohra te demon-kracise qe po kalojme me Qirje Berishen vrases dhe tradhetar me saraje mbreterore turp per temen me Bjornrrumat per kanibalizmin artificjal per enver hoxhen
Kush Jane vila me te medha?Vila ne31 ,prone e shtetit shqiptar,ku banonte kundrejt qerase Enverit Hoxha ,apo vila e Saliut,Edit,Mut Nokes,etj,etjEnveri qerane e paguante rregullisht,dhe kur iku,asnje luge apo pirun mangut.Ka mbetur gje pa' dekoruar e zbukuruar nga veprat e " diktatorit"?Asgje.te gjitha te shkaterruara.Vetem vila 31 dhe tunelet e vendkomandat qe u kthyen ne muzeu.Dhe gjynahet ndaj tij nuk Kane fund,saqe zonjushes piktore kur flinte ne krebatin e Nexhmijes i dilte hije Enverit.Ja ku te con Historia sensuale.
Nje shkrim mjaft i goditur! Komplimente! Ne fakt, edhe ky i ashtuquajtur "event" ne bahcen e viles se diktatorit eshte vijim i sa e sa pseudo- perpjekjeve per te shitur iluzionin se po ndahemi nga e djeshmja kriminale! Nuk ka ndodhur, ne keto 35 vjet, asnje perpjekje serioze, asnje proces serioz dekomunistizimi! Si proces kulturor! Qe do ushqeje nje kulture dhe mendesi te re nder shqiptaret! Per brezat e rinj, vecanerisht! Ky show i djeshem i ngjan shume aktiviteteve te sforcuara qe pretendojne se sjellin dicka te re, por ne thelb jane bosh, pa permbajtje, pa mesazh! I ngjan kampit me te rinj LSI-ste ne Jale, apo shfaqjeve te lali Erit(ndjese paste aty ku eshte) me Tiranen kryeqytet i kultures europiane! Nje shoqeri qe ndahet nga e shkuara totalitare nuk vijon t'u beje "dua" lidereve partiake! Sepse kjo eshte shenje e sindromes se Stokholmit!!!
O suedez,Bjorn, po mire mo na thuaj cduhet bere, ta prishim...?!
E neveritshme ta shikosh kohen tende dhe ndonjë përpjekje simbolike si fytyrën tënde. Një përgjigje disi konfuze tashmë ju e keni marr nga komentuesit sipër meje. Por idea se duhet shfryrë helmin te çdo gjë e rrugës, apo e parkut, e mendimit apo e përtëritjes, - ndonjë ditë do të na shfryni edhe për Piramidën, - është më shumë[ një shpirtvogëlsi, se sa një tentativë kritike ,mbi të bukurën.Veprat e ekspozuara brendra Vilës 31 sigurisht mund të jenë të bukura a të dobëta, por për ju do të ishte mirë që kjo ndertesë shtetërore do të ishte mirë të linte të shembej, ose t'ua jepnin ju për të ngritur ndonjë disko aty. Po heshtni, o njerëz për diçka të re që ndërtohet sepse nesër, nëse nuk na pëlqen, e trasformojmë përsëri, sikundër u shndëruan "antikuare" të ndaluara në mjedise njerëzore. Nuk kishe se çfarë të shkruaje, o njeri?
Diktatori,diktatori por po na del burri me I mire I ketij vendi me cpo na shohin syte o koqe kandari me emrin Bjorn. Me trego kush eshte me I mire Berisha Rama Meta e bre kush? Tani keni filluar te gjithe te beni filozofin por jeta eshte ajo qe bejme cdo dite dhe jo si do te ishte apo si duhet te jete mund te hiqemi te gjithe antikomuniste te flakte por ne gjithe betejen tone kunder komunizmit asgje nuk ka qene demokratike eshte thjesht emri pasi cdo veprim I marre ka qene kryekeput komuniste kjo eshte mendesia jone sepse ate fryme kemi trasheguar dhe me cpo shoh paskemi nje brez tjeter hipokritesh qe po e cojne perpara.
Ky shkrim mund te behej para34-vitesh e jo sot.Atehere njerezit do te thoshin:UA!Sot kur vilat e politikaneve te pas vitit 1990-t jane sa dhjete here vila shteterore ku banonte ish Sekretari i Pare i PPSH-s ben kontras duke i rritur vlerat e tij.Keta trima qe thone se atehere nuk guxoje te afroheshe kesaj vile,le te afrohen te vilat ne Lales apo Surel dhe do ta marrin pergjigjen.Te gjithe drejtuesit e atyre viteve ishin IDEALISTE.Ata donin nje Shqiperi te lire,te zonjen per te vendosur per fatet e saj dhe me nje popull te "varfer" por jo lypsar e kurve neper bote.Askujt prej tyre nuk u gjet asgje e vjedhur per xhepat e familjet e tyre.Mjaft me genjeshtra per ti hedhur hi syve popullit qe ka marre aratin dhe nuk dihet ku eshte.
Ky Bjorni, eshe i huaj apo shqiptar? ????
O ju dhjefsha projektet tuaja Ajo vil ishte e shtetit Aty enveri rrinte me qera Po pse mor qelbesira dhe pas 35 vjeresh qe po e vidhni pasurit kombetare te bera nga djersa e popullit nen udheheqjen e enverit Prap po shrytezoji duke shar enverin per te vjedhur sa me shum Ju e dini qe ku ka dor enveri per ju vjen paraja Te poshter do ngelni perhere
Atje te Vila, a eshte ekspozuar inventari i kafeve qe pinte ne dite diktator i dhe e shoqja? Nga tre kafe, pas vdrkjes se ENVERIT Kane pire 4 kafe ne dite. Krim i madh qe ka gjetur ndeshkim te drejte nga gjyqi i Sali bej karaxhicit.
PO MIRE MOR BJORN, NA JEP TI NJE MENDJE SE ÇFARE DUHET BERE, NE VEND QE TE HEDHESH VEÇ BALTE. NA THUAJ PRA SE PO TE PRESIM....
Banesa ku ka jetuar per 40 vjet ish-Sekretari i Pare Bolshevik i KQ te PPSH, Enver Hoxha, duhet te kthehet ne Shtepi -Muze te Socializmit Stalinist ne Shqiperi.
Jo, bir, ti zakonisht shkruan mire dhe dukesh djale i kulturuar, por ne kete rast ia ke futur kot. Behet fjale per nje objekt, per nje ndertese. Aq me teper qe eshte prone shteterore. Ajo nuk mund te jete simbol i diktatures vetem se ne te paska banuar per nje fare kohe familja e Hoxhes. Cfare duhet te benim me te, sipas teje dhe ca te tjereve? Ta shkaterronim, sic shkaterruam qendra fabrika, uzina, pemetore, vetem se ishin bere gjate diktatures? Mos e co dem talentin tend.
Mirë,bravo djali, keshtu duhet. Shkojne dhe harakopen me muzike te huaj aty ku rrinte sh.Enver. Pijne whisky, birra gjermane,që ju ngecte ne fyt, që vetëm Ata pinin, eee,tashti pinte dhe shoku Sali, ndoshta dhe shoku Bushati, apo Rust Gjata po nejse. Kristaqi mbahet mend se i ka berë ca permendore ketij vendi dhe janë akoma, kurse ata jan harruar.Mirë e thotë djali, dhe unë dakord jam, të mbyllet urgjentisht, ta mbuloj bari e ferra, le te qelbet shurre e mut,ashtu siç ishte Piramida para 10 vjetesh. Besim, dhe vetem besim, sa ta marin Berisha,pastaj i bënë ai ashtu siç kanë qënë.