Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

13 Prill 2025, 18:07Kulturë TEMA
Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve.

Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt sot mesha nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i cili tha se “përulësia e sjell Zotin tek ne”.

“Nëse nuk e përjetojmë këtë jetë atëherë nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë jetën që do të vijë. Prandaj dhe ngjallja është thelbi i krishtërimit”, tha Imzot Joani.

Gjithashtu në Shkodër, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili fton besimtarët të ndjekin shembullin e Krishtit.

Në Ditën e Larit gjithçka është ndryshe për botën katolike. Kambanat kumbojnë. Fëmijë e të rritur vrapojnë me degën e ullirit. Është festa e ngadhënjimit të Zotit. E Diela e Larit është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të Ringjalljes.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmet përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Këtë vit, Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse.

3 Komente

  1. O
    O ju delet e Perenise ju kenaqsia e Djallit

    delet e sotme, nji jete pjekur ne hellin e Djallit !

    Përgjigjjuni
    1. ΑΩ

      KRISTOS ANESTI ,,KIRJE LEJSON ,,AMIN ,,,,LUTJE PER KRISTJANET ,,ORTHODHOKS E KATOLIK ,,,AMIN

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

        Per korraket sunite or shiite shqipfoles m'Albaniston ke ndonje "urim"!? I na pan na gamithoune....ne teqe a xhami!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje