Përkujtohet Kuvendi i Besës! Në Senicë të Delvinës si dje 225 vite më parë u kundërshtua shtypja osmane

14 Prill 2025, 08:06Kulturë TEMA
Përkujtohet Kuvendi i Besës! Në Senicë të Delvinës

Në fshatin historik të Senicës, mbi Delvinë, u përkujtua 255-vjetori i Kuvendit të Besës, një moment i rëndësishëm i qëndresës shqiptare kundër sundimit osman.

Banorë vendas dhe emigrantë nga Greqia, Italia e Anglia, bashkë me seniciotë të shpërngulur në qytete të ndryshme, u mblodhën në Kodrën e Burrave për të nderuar këtë ngjarje.

Kuvendi i vitit 1770, i njohur si Kuvendi i Besës, mblodhi përfaqësues nga krahinat e Shqipërisë së Jugut: Delvina, Himara, Labëria, Lumi i Vlorës, Zhulati, Rrëzoma, Bregdeti dhe Çamëria. Nismëtar ishte kryeplaku i Senicës, Kostë Koka, i njohur edhe si  Kostë Prifti. Pas bisedimeve paraprake me krerët e fshatrave të jugut, Senica u zgjodh si vendi i mbajtjes së Kuvendit, për pozitën e saj strategjike dhe si shembull i bashkëjetesës fetare në zonë.

Gjatë tri ditëve të Kuvendit, pjesëmarrësit refuzuan taksat e rënda të Perandorisë Osmane dhe kundërshtuan rekrutimin e djemve si ushtarë në luftra të huaja. Në dy kamaret e Kodrës së Senicës u vendosën Kurani dhe Bibla, si simbol i unitetit pa dallim feje.

Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje historike, kryetari i fshatit, Llambi Nika, theksoi se Kuvendi i Besës mbetet një gur themeli i identitetit kombëtar. Biznesmeni Thodhori Miho vlerësoi rëndësinë e trashëgimisë historike, ndërsa avokati Gjergji Imeraj e cilësoi këtë si një mesazh bashkimi për të gjitha kohët.

Senica, i vetmi fshat ortodoks mes shtatë fshatrave të Rrëzomës, 255 vjet pas kuvendit të Besës përcolli sërish një thirrje të qartë, atë të ruajtjes dhe nderimit të vlerave që na bashkojnë.

Top Channel

2 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Tourkotsamis "gjergji" Ymerraj c'pune ka ne kete storia!?

    Përgjigjjuni
    1. r
      rron or rron dhe s´vdes shqiptari

      NJe lajm i MADH. Mbas mbi 35 viteve te sundimit te turcelinjve ne kete vend, me ne fund, ne nje kend te ketij vendi ndriti nje yll polar i shqiptaris, qe guxoi, te thoshte se ne dikur, ishim pushtuar nga dushmani turk, si dhe tani, por kishte burra trima, qe kishin ne deje gjakun e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, qe ndonse te paket ju kundervine ketij pushtuesi shperfytyrues.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje