Alex Garland, shkrimtari dhe skenaristi, ka rikrijuar një mision të jetës reale gjatë luftës në Irak për t’i ofruar audiencës versionin më të ri të filmit “Warfare”. Garland bashkëpunon me Ray Mendoza, këshilltarin e tij ushtarak nga filmi i mëparshëm ‘Civil War’.
Filmi, synon të edukojë publikun për atë që shpesh kalojnë veteranët ushtarakë.
“Një ndër mesazhet e filmit është të ndihmojë civilët të kuptojnë. Lloji i mishërimit të tij është kur njerëzit thonë “Faleminderit për shërbimin tuaj”, pa menduar vërtet se çfarë do të thotë kjo ose duke kuptuar se çfarë shërbimi mund të sjellë. Gjatë jetës sime, dhe veçanërisht përmes Ray Mendoza, kam takuar shumë veteranë, sesa mendojnë njerëzit e zakonshëm”, shprehet skenaristi Alex Garland.
Aktori Charles Melton e pa filmin me prindërit e tij.
“Më bën të mendoj për babanë tim që shërbeu në ushtri për 24 vjet, dhe nëna ime ishte në gjendje ta shihte atë bashkë me babain përmes këtij filmi. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për anëtarët e shërbimit, burra dhe gra që kanë përjetuar diçka që me të vërtetë nuk gjenden fjalë për t’u përshkruar”, thotë Charles Melton.
Garland krijoi një përvojë gjithëpërfshirëse për skuadrën e aktorëve meshkuj, duke përfshirë Melton, Will Poulter, Cosmo Jarvis, Kit Connor, Joseph Quinn etj.
“Shumë herë ne përpiqeshim dhe promovonim njëri-tjetrin përpara çdo hapi për të provuar të ruanim intensitetin dhe freskinë, ne bërtisnim, hidhnim njëri-tjetrin, duhet të bënim shumë për të nxitur ato rrahje zemre”, shton më tej Kit Connor.
Filmi i kushtohet një prej kolegëve të Mendozës, Elliott, të luajtur nga Cosmo Jarvis, i cili humbi të dyja këmbët gjatë luftimeve si dhe të gjitha perjetimet e tij.
Mendoza dhe Garland risollën ngjarjet bazuar në kujtimet e anëtarëve të mbijetuar të ushtrisë për të ndihmuar Elliott të pajtohej me atë që ndodhi.
“Duke pasur Elliot në xhirime ndihej pak më shumë si presion, sepse ne e dimë se kjo ishte për të. E dëgjuamqë nga fillimi që kjo ishte për Elliot, kështu që fakti që e takuam atë në gjysmë të xhirimit, ndjeva më shumë presion pas kamerës në çdo sekondë”, përmbyll Woon Tai.
“Warfare” bazuar mbi luftën në irak ka dale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klan News
Lini një Përgjigje