Kisha e Shën Athanasit, monument kulture nga më të vizituarit e Voskopojës

4 Shkurt 2025, 14:14Kulturë TEMA
Kisha e Shën Athanasit, monument kulture nga më të vizituarit e

Ndër kishat e shumta e të bukura të Voskopojës, renditet dhe kisha e Shën Athanasit, që fare mirë mund të konsiderohet si një thesar që dëshmon lavdinë e dikurshme të kësaj zone.

E ndërtuar në vitin 1724, kjo kishë është një nga monumentet më të rëndësishme të Voskopojës. Afreskët e saj të realizuara nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi pasqyrojnë mjeshtërinë e artit bizantin.

Me arkitekturën e saj të veçantë dhe historinë e pasur, kisha shërben si një qendër fetare dhe kulturore duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.

Kisha e Shën Athanasit është ndërtuar mbi kodrën me të njëjtin emër, e cila ka shërbyer edhe si varrezë e Voskopojës. Kisha e Shën Athanasit është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë. Narteksi është rrënuar nga tërmeti i vitit 1960. Pikturimi i naosit dhe arkadës ka përfunduar në qershor të vitit 1745 nga vëllezërit Konstantin dhe Athanas nga Korça.

Pikturat e naosit dallohen për programin ikonografik tepër të veçantë, ku prezantohet një cikël tepër i zgjeruar me skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve dhe ku trajtimi i hollësishëm deri diku makabër i torturimit të tyre tejkalojnë fantazitë e shikuesit.

Në pikturat e arkadës vëllezërit Konstantin dhe Athanas kanë prezantuar me mjeshtëri një cikël të zgjeruar të Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli më i plotë i prezantuar në afreske deri në atë periudhë.

7 Komente

  1. K
    Kauri

    TA VIZITOJNE VETEM KRISTJANET NGA GJITH BOTA ,,,MYSLYMANET TE VIZITOJNE XHAMIT DHE TEQET ,,,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu i Parmë

      Qëmoti i thoshin: Kisha e Shën Thanasit, jo Kisha e Shën Athanasit (nuk di, kështu, Athanas, mund të jetë në Greqisht); kudo në shqipërinë juglindore, ku kishte kisha me të tillë emër quheshin "e Shën Thanasit". Athanas, shkruhet: At'thanas. Ka patur mbiemër që mbahej në shqipëri: prifti At'thanas; i ati i këngëtarit të operas Xhoni At'thanasit. Siç thuhej në jug: Kisha e Shën Kollit, jo Kisha e Shën Nikollit; Kisha e Shën Gjergjit, jo e Shën Jorgos. Mblidheni mendjen, o milet, Kisha Ortodokse Shqiptare është autoqefale, nuk ka asgjë të përbashkët me atë greke veç në besimin e trinitisë së Shenjtë. Ata që u përpoqën dhe e krijuan, i shqipëruan emërtimet, jo pa qëllim. Mos harroni se në këto troje janë bërë përpjekjet e para për njëjtësimin e kishave të Lindjes me atë të Perëndimit. Kështu, mos na çudisin që shumë emra shenjtorësh janë të njëjtë si në viset shqiptare katolike, ashtu dhe në viset shqiptare ortodokse, por që nuk i gjen as në viset e huaja të besimit katolik, si Itali etj, as në ato të huajat e besimit ortodoks si Greqi, etj.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

        Kur nuk di pse shkruan karlliqe!? Emrat e orthodhoxeve ne Shqiperi jane greke te bastardhepsura ne "shqip"porse ne thelb nuk humbasin origjinen e tyre greke,ok. Kete hollesi e kuptojne vec ata qe njohin te dy gjuhet dhe jane orthodhoxe pamvaresisht se flasin shqip a greqisht,pra jane adherfia. As nuk behet fjale qe nje sumqir sunit or shiit te ket nje mendim rreal mbi origjinalitetin kristian orthodhox.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kauri

          TEQEJA E ABAZ ALIUT ,,XHAMIJA E ETHEM BEUT ,,XHAMIJA E NUREDIN HOXHES ,,,,ME SHQIP NUK KA ,,ALLAH AKBAR ,,,,

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            tani ti e ke mire dhe drejt... POR ka vite qe financohet ndryshimi i historise... ata qe kane bere kishen, ata qe shkonin e gjithcka flitewt ne te nuk e paten degjuar ndonjehere termin "bizantin" po ja qe tani artin e tyre e cilesojne si te tille... ata e quanin veten romej dhe dihet qe voskopojaret e vjeter jane riardhur ne trojet e te pareve nga Kontandinopoli pas konfliktit te skizmes - carjes ortodokse

            Përgjigjjuni
          2. V
            Voskopojari i vjetet

            Ne jete te jeteve, kjo kishe eshte quajtur Kisha e Shen Thanasit e asnjehere nuk eshte degjuar Kisha e Athanasit. Turp. Kjo eshte maramendje e gazetarit apo zbatim i orientimeve greke, tani qe kisha autoqefale po behet plotesisht e. Pamvarur.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bumbum..bum

              Mos ja ndryshoni emërtimet kishave shqiptare o plera graqirëse. Arkitektura e Kishave shqiptare nuk ngjason fare me ato të graqirve. Historia do t'ju ndëshkoj. I kan mbijetuar turqve dhe graqirve e tashti po përdhunohen nga palo-historian të shitur për 300 €. Ptuu krimba halesh

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje