Kriza e autoritetit në albanologji! Shqetësimi për zhurmën e ngritur nga “konspiracionistët dhe turboalbanologët”

2 Nëntor 2024, 14:04Kulturë TEMA
Kriza e autoritetit në albanologji! Shqetësimi për zhurmën e

Sipas Vehbiut, ky autoritet po kontestohet nëpër rrjetet sociale dhe nga konspiracionistët, të cilët ai i cilëson turboalbanolog.

Sinkron Ardian Vehbiu – Kriza ka të bëjë me raportet e albanologjisë me publikun. Për mua albanologjia në Shqipëri nuk po arrin t’i përgjigjet interesit që ka publiku për temat që ajo trajton. Ka një krizë edhe të besimit, edhe të mosbesimit, sepse mungon ai skepticizmi i nevojshëm për gjërat që thuhen.

Por, si mund të shpëtojë albanologjia nga kjo krizë?

“Prandaj e vura theksin te nevoja për marrëdhënie me publikun, që i kanë institucionet, duke filluar nga Akademia e Shkencave, universitetet dhe të tjera institucione, duhet ti kushtojnë shumë vëmendje marrëdhënieve me publikun. Sepse boshllëku që kanë krijuar nëpërmjet mefshtësisë, e kanë plotësuar të tjerë që nuk janë në gjendje të artikulohen si ekspertë dhe kjo krijon keqkuptime dhe hap vendin për depërtimin e një rryme mendimi që për mua nuk është shkencore.”, u shpreh Ardian Vehbiu.

Nëse kriza e albanologjisë është në thellë krizë e besimit te publiku, duhet të punojmë për të kthyer besimin te publiku, thekson gjuhëtari.

“Nëse ne do të kemi një kulturë të shëndetshme, funksionuese dhe njerëz që arrijnë të mendojnë në mënyrë kritike, atëherë nuk ka nevojë të shkohet më tutje dhe të mbrohet identiteti me argumente që nuk janë shkencore.”, shtoi më tej Vehbiu. A.K./TemA

2 Komente

  1. E
    Ec aty Elena dhe Sazano

    Po ca thu ti re??Po ti qeke kot,mu me ka thene mona dhe baba qe ka punuar konservim plus dhe gjyshi qe ka qene bari qe ne shqiptaret jemi ma te kulturumit ne bote,nga ne ka filluar cdo gja,jeta,gjuha, shkenca,sportet si psh hedhja shurres me pengesa.Jemi te vetmit nuk ka tjeter.Cfare grekesh,romakesh ata kane qene sherbetoret tane ne i mesuam.I jepnim qe te benin skulpturat,shkrimet,vepra arti,drama,komedi dhe filozofi se nuk na dilte koha dhe ato palaco tani na thojne qe i kane bere ata,ke pare ma te poshtem?Dil moj Elena,mor Sazan,mor Pingul mbroni civilizimin ma te madh botnor ate te shqiptareve ja çisha robt se u nxeha shume. Harrova duhet dhe ai gjuhetari filologu i madh patriot qe me ka mahnitur me gjenialitetin e papare per gjetjen e origjines fjales “delta”,ai gjeni te çarmatos me gjetjen qe ka bere tek shqipja foshnjore ,psh kur duam ti heqim vemendjen femijeve i themi TA apo jo ,iku mbaroi. Po kjo eshte shkenca mor shok,pse pallavrat grekeve do degjojme ne apo te romakeve.Po ne i kem krijuar ata mer!!!????????

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Je komplet hashash ose idiot.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje