“Kur peshqit fillojnë të zvarriten”, filmi britanik fitues i edicionit të tretë të festivalit Travel Fest Albania

19 Tetor 2024, 13:16Kulturë TEMA

“Kur peshqit fillojnë të zvarriten”, filmi britanik fitues

Regjizori Xhim Satherlend: Kishim kënaqësinëtë vizitonim vendin tuaj të mrekullueshëm dheu mahnitëm nga bukuria dhe mikpritja. Shqipëria na ka lënë një përshtypje tëpashlyeshme, dhe mezi presim të kthehemi samë shpejt të mundemi”

Në kategorinë "Shqip", fitoi filmi i regjisoritAdrian Guri, “Shpëtimi i Lumit Vjosa – PërtejHistorisë”

“Kur Peshqit Fillojnë të Zvarriten”, është filmi fitues i edicionit të tretë të festivalit Travel Fest Albania. Një produksion britanik me regjizordhe kompozitor Jim Sutherland (XhimSatherlend) si dhe skenariste, Morag McKinnon (Morag MekKinon), fituese e disa çmimeveBafta. Ky triptik impresionues 65-minutësh, me një kolonë zanore simfonike të interpretuar ngaOrkestra Kombëtare e Skocisë, rrëfen një historiuniversale për lidhjen e thellë të njerëzimit me natyrën dhe kohën. Filmi e çon audiencën në njëudhëtim impresionist nga formimi i galaktikave, lindja e jetës dhe deri te krizat ekologjike tëditëve të sotme, duke treguar ndërvarësinë e gjithçkaje në natyrë.

Pas marrjes së çmimit producentët britanikë u shprehën: Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe tëemocionuar që kemi fituar çmimin për filminmë të mirë nga Travel Fest Albania! Është njënder i madh dhe jemi me të vërtetë mirënjohëspër këtë vlerësim. Kishim kënaqësinë tëvizitonim vendin tuaj të mrekullueshëm nëfillim të këtij viti dhe u mahnitëm nga bukuriadhe mikpritja e tij. Shqipëria na ka lënë njëpërshtypje të pashlyeshme, dhe mezi presim tëkthehemi sa më shpejt të mundemi”.

Edicioni i tretë i Travel Fest Albania ka përfunduar me ceremoninë emocionuese tëndarjes së çmimeve, në prani të dashamirësve tëfilmit. Për tre ditë në kinematë e UniversitetitEuropian të Tiranës u shfaqen 30 filma tëpërzgjedhur dhe u ekspozuan 20 fotografi tëkonkurentëve nga e gjithë bota.

Shtatë fotografë u vlerësuan për punën e tyre tëjashtëzakonshme, që me lentet e tyre rroknintema të larmishme si tradita, trashëgimia, shpirtinjerëzor, ngjarjet kulturore dhe natyra e egër.

Në kategoritë e filmave, pesë autorë u nderuanpër kontributet e tyre në montazh, skenar, kinematografi, sound design dhe regji, ndërsandarja e çmimeve kulmoi me shpalljen e 12 filmave më të mirë në kategori të ndryshme. Çmimi për filmin më të mire në kategorinë"Mjedisi & Ekologjia" shkoi për regjisorenitaliane Raffaella Lorusso, me filmin e sajNeverland (L'Isola che non c'è), në kategorinë"Shqip", fitoi filmi i regjisorit Adrian Guri,“Shpëtimi i Lumit Vjosa – Përtej Historisë”,

Edicioni i tretë i Travel Fest Albania ishte njëfestë e krijimtarisë, njëkohësisht një thirrje përndërgjegjësimin rreth problematikave mjedisore, duke ofruar një platformë për regjisorët dhefotografët që të eksplorojnë trashëgiminëkulturore dhe natyrore përmes shfaqjes sëfuqishme vizuale.

Lini një Përgjigje