Zbulohet një skulpturë antike në Amantia! (FOTO)

19 Tetor 2024, 11:09Kulturë TEMA
Zbulohet një skulpturë antike në Amantia! (FOTO)

 Gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik të Amantias, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë identifikuan praninë e një skulpture antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Në zbatim të Vendimit të Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, u krye gërmimi arkeologjik për zbulimin e skulpturës, si dhe transporti i saj pranë ambienteve të DRTK Vlorë, për të siguruar mbrojtjen e skulpturës e cila ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementeve.

Specialistët e DRTK Vlorë, realizuan ndërhyrjet e para për pastrimin e saj me teknika profesionale. Tashmë po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    S late gje pa vjedhur.

    Koken trafikantet...bishtshpinen e gjejne arkeologet....Pasi perfundojne punimet grabitesit fillojne nga puna arkeologet.Sa me fat jemi.Pastrojeni mire.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje