“La Traviata”, opera e parë e vënë në skenë në Shqipëri

25 Korrik 2025, 14:51Kulturë TEMA
“La Traviata”, opera e parë e vënë në skenë

 Më 25 korrik të vitit 1942, opera e mirënjohur e Verdit, “La Traviata”, u vu për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Operan e Giuseppe Verdi-t e solli kompania artistike italiane “Carro di Tespi Lirico”, shkruan atsh.

Në vitin 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). “Carro di Tespi Lirico” mbulonte operan dhe këngën lirike, ndërsa tri të tjerat vinin në skenë pjesë teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte, deri tek fashat më të izoluara të shoqërisë, teatrin dhe operan lirike.

Me përjashtim të “La Traviata”, trupa Carro di Tespi Lirico dha edhe disa shfaqje të tjera në korrik të 1942. Me gjasë, kjo ishte hera e parë që një opera lirike vihej në skenë në Shqipëri. Skena u vendos në krye të Viale del Impero (sot “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”), në lartësinë ku sot ndodhet Sheshi “Nënë Tereza”.

1 Komente

  1. k
    komça

    Lajm pa interes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje