LIBRI I DITËS: "Dielli në Perëndim"- Një udhëtim poetiko-estetik në botën e një artisti bashkëkohor

30 Dhjetor 2025, 14:16Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Dielli në Perëndim"- Një

PËRSHKRIMI

Një artist i ri zgjedh të strehohet në kullën e tij të fildishtë në Venecia dhe ta bëjë ekzistencën e tij një vepër arti, duke e ngritur estetikën në etikë jete përtej së mirës dhe së keqes.

Në kërkimin e tij të dhimbshëm dhe po aq anakronik për të bukurën, si një dandy bashkëkohor, ai do t'i jetojë ditët e tij përtej të gjitha rregullave morale dhe materiale midis qytetit lagunor, Romës, Parisit dhe Indisë. Romani neo-dekadent, provokues, ironik, kundër-rrymës, poetik dhe njëkohësisht realist, e tërheq lexuesin në një realitet të qeverisur vetëm nga arsyeja estetike, destinuar në mënyrë të pashmangshme të përplaset me një botë të standardizuar, në të cilën Bukuria tanimë është mundur.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "Dielli në Perëndim"

AUTORI: Orlando Donfrancesco

KATEGORIA: Roman

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Jozef

NUMRI I FAQEVE: 308

ÇMIMI: 1.080 Lekë

VITI I PUBLIKIMIT: 2025

 

Lini një Përgjigje