Botimi sjell kujtimin dhe historinë në tre dekadat e para të ish-kryeministrit shqiptar - Mustafa Merlika-Kruja (“Histori e dokumentuar e një jete në shërbim të kombit”) pasqyron ngjarjet e kohëve më të vështira për ekzistencën dhe shtetformimin përmes syve të një shtetari
Nga Ben Andoni
Një nga librat e fundit interesantë, kushtuar njërës prej pjesëve më të vështira të shqyrtimit të historisë sonë dhe që lidhet me tre dekadat e para të shekullit XX, i kushtohet Mustafa Merlika Krujës. Me autor Eugjen Merlikën, nipin e tij, ky botim impenjativ i UET Press, sjell indirekt dhe jetën e shtetit shqiptar që formësohet nën vështirësi të pafundme, përmes jetës, fjalës dhe syve të Krujës, si edhe shumë patriotëve bashkëkohës. Disa nga vëllimet e tjera, botuar nga viti 2001 e këtej, e kanë shpalosur në disa dimensione krijimtarinë e Mustafa Krujës prej fushës gjuhësore, historike, e deri kujtimore, si edhe të korrespondencave të
ndryshme, por në këtë vëllim ngulmohet tek aspekti politik, bash atë për të cilin ky personalitet është edhe më i përfolur.
Autori, falë respektit ndaj trashëgimisë kombëtare, sakrificave familjare, por edhe zbardhjes deri në qelizë të veprimtarisë së akteve të gjyshit, sjell në një studim të qartë dhe të detajuar etapën e parë të jetës së ish-kryeministrit shqiptar, i cili më vonë do të jetë i anatemuar prej kolaboracionizmit, më pas i mërgimit të tij të detyruar dhe në vitet post ‘90 rehabilitimit për shkak të kontributit kulturoro- shkencor.
Mustafa Merlika-Kruja (“Histori e dokumentuar e një jete në shërbim të kombit”) është një biografi politike e shkruar prej Merlikës Jr., e cila shkon qysh në gjenezë me historinë e familjes, shkollimin e huaj dhe ushqimin kombëtar. Kulmimet në këtë vëllim përkojnë me ngjarjet e atyre viteve, të cilat e shënjuan historinë tonë, si: Pjesëmarrja e Merlikës në Konferencën e Paqes në Paris, ulësja e tij si deputet i Parlamentit shqiptar dhe çështja e Kosovës, që për ironi të kohërave i bashkohet gjatë kryeministrisë së tij, truallit kombëtar.
Në këtë libër mëson me dokumente përballjen e vështirë me një nga protagonistët më të mëdhenj të kohës Ahmet Zogun dhe Esat Pashën, burgimin e tij në Sicili dhe rikthimin në Shqipërinë e Fan Nolit, këtë herë si prefekt i Shkodrës. Me një penë të kujdesshme, autori, na ka treguar indirekt dhe një histori të vendit tonë në ato kohëra, ku po formësohet ende në pak vjet një shtet tejet i brishtë, kurse përmes një konglomerati ngjarjesh, një galeri të tërë personazhesh, me formime, interesa dhe kontribute të ndryshme që po ravijëzojnë historinë e vendit tonë. Ka elemente shumë interesante, siç është për shembull periudha e luftës kundër kryengritjes të Shqipërisë së Mesme, e cila synonte rikthimin e Perandorisë turke në Shqipëri.
Për shkak të metodologjive patetike në të kaluarën, një pjesë e figurave si Esat Toptani, Ahmet Zogolli, Bahri Omari, Abdyl Ypi, Zija Dibra, Elez Isufi, Bajram Curri e shumë të tjerë që parakalojnë si protagonistë dhe si bashkëpunëtorë me Merlikën, janë parë shpesh bardhë e zi. Për t’i shkuar misionit deri në fund, në këtë periudhë të hershme të veprimtarisë së personazhit të tij, z. Eugjen Merlika e ka dokumentuar me shumë informacione parake, letërkëmbime Mustafa Merlikën, si një nga kontributorët e Pavarësisë, pastaj deputetit të Parlamentit të parë shqiptar, dhe më vonë atij që do të ishte kryeministër, gjuhëtar dhe historian. Pjesa ndoshta më e rëndësishme e librit, sa i përket mendimit politik janë bisedimet parlamentare, pikërisht një nga çështjet më interesante të jetës sonë dhe që lidhen me vitet 1921–1922, të marra nga Arkivi i Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është ndoshta edhe periudha që nuk mund t’i mëdyshohet nga asnjë regjim autorit, përveç kontributit të pjesës së gjuhësisë dhe historisë të Krujës. Por nga ky vëllim i parë mëson dhe shumë për mendimin nga protagonistët e jetës politike të asaj kohe, duke përfshirë Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin. Realisht, Eugjen Merlika në këtë libër shpaloset vërtet si studiues skrupuloz dhe shumë i kujdesshëm.
Autori do të ketë një jetë të vështirë prej zgjedhjes politik që do të bënte dhe do të vdiste në fund të viteve ’50 në SHBA. Mes shumë gjërave nga ky vëllim i vyer kemi shkëputur një shkëmbim mendimesh me historianin e njohur Stavro Skëndi në SHBA gjatë pjesës së fundit të jetës së tij. Konstatimi i tij për shqiptarin tregon formimin, kulturën por edhe aftësinë e madhe sintetizuese: “Shqiptari e ka ndjerë kurdoherë e thellësisht në shpirt kombsin e tij:
Është e vetmja forcë e brendshme që e ka ruajtur nga përshëmbullimi (asimilimi) nën sundimet e huaja që janë përshkuar mbi të gjer në 1912; i vetmi faktor i ndihmuar prej ndjenjës fetare myslimane, që ka krijuar lëvizjen e Lidhjes së Prizrenit. Po kurrë s’ka dijtur se kuj i thonë komb i organizuar, se ç’është një Shtet. Është gjêndur mirë me çdo sundim të huaj që s’e ka ngarë në këtë pikë të ndieshme, që s’e ka shtrënguar të këmbejë gjuhë e zakone; është përgjakur, s’e ka bërë për gjë jetën kundër kujdo që s’e ka kuptuar këtë afsh të tij.
Neim Frashëri ka kënduar në Historin’ e Skënderbeut e gjetkë ëndrrat e veta, Gjergj Fishta ka kënduar në Lahutën e Malcisë e në vepra të tjera shpirtin e popullit shqiptar, që është gati të luftojë e të bëhet flí “për mbret e troje të veta”, “për mbret e të bardhën fé”, kundra “pashës turçelí” kundra “ipeshkvit jabanxhi”, kundra kuj të duash që ka frikë se i cënon gjuhë e zakone, por jo për lirinë kombtare. Në fund të fundit, ka vetëm ndjenjën e racës, që më lart e quajta kombsí, por jo atë të kombit. Liri kombtare për të është lirija e fisevet e e krahinavet, të bashkuara vetëm në gjuhët e zakonet”.
Si epilog, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, Kruja u nderua në vitin 2012 me titullin “Nder i Kombit” dhe më 24 nëntor 2024, qyteti i Krujës e përjetësoi me shtatoren pranë kalasë së qytetit. Eugjen Merlika trasoi udhën me përkushtimin jo thjesht për gjyshin, por edhe për një kohë të cilës i jemi shumë borxhlinj në studime. Në kohët në vazhdim ai po i dedikohet sjelljes së dokumenteve të kohës, kur Merlika shërbeu në qeverinë profashiste dhe, pikërisht ky do jetë momenti që do kërkojë punën, opinionin dhe vlerësimin e historianëve tanë për këtë figurë historike të pa të dytë.
Nipi shkruan për gjyshin. Gjyshi që ishte bashkëpunëtor i fashistëve italianë. Deri edhe kryeministër. Duçja e pushtoi Shqipërinë e pasur me resurse natyrore me synim që të sillte edhe 5 milionë italianë në Shqipëri! Ku është madhështia e merlikës këtu. Tani edhe Esat Pashën po na e shpallin patriot. Kohë e plehrave.
Z. Andoni ! Jeni nder ata te pakte publiciste qe, ne pergjithesi i lexoj. Me vjen ndot dhe vertete keq per kete shkrim tuajin i cili t'i ule shume poshte vlerat intelektuale dhe morale. Nese Eugen Merlikes dhe gjithe llojit te tyre " iu falet " te flasin e shkruajne perralla per gjyshin, babane, xhaxhane etj., nje publicisti me intelekt dhe dinjitet nuk i lejohet te thote apo shkruaj gjera qe bien ndesh me parimet morale, kombetare dhe historike, madje universale. Mustafa Merlika ( Kruja ) mund te kete shkruar libra gjuhesie e historie ( megjithese deri tani as kam lexuar as kam pare qe ndonje njeri me mend ne Shqiperi t'i jete referuar " vlerave te medha " te studimeve te Merlikes ), por Mustafa Kruja nuk mundet kurresesi te shpallet " atdhetar ", sic e shpallni ju dhe gjithe shpura e pas 1990, sepse ai ben pjese ne nje grusht njerezish qe, nga jashte Shqiperise, i bente thirrje Italise te pushtonte Shqiperine ( vendin e tij ) per te shporrur nga pushteti " beun e Matit " dhe, rrjedhimisht per te sjelle ne pushtet ate vete, sic e sollen, madje me avion nga jashte. Se dyti, vete M. Kruja, kur emigroi ne SHBA, ne kerkesen e tij per azil politik ne SHBA, e pohon se " ne njefare menyre, une jam Kuislingu i Shqiperise ". Dhe, nje mendje sado mesatare dhe nje moral sadopak i pamolepsur nuk mund te shpalle atdhetar kuislinget, te cilet morali dhe politika mbareboterore i denoi, madje me vdekje. M. Kruja nuk ishte thjesht nje kryeminister kolaboracionist por nje bandit politik. Mjafton te lexosh dokumentet e kohes kur ai ishte ne pushtet ( sepse keto te pas 1944 juve ju sjellin neveri, per budallallekun tuaj ) dhe buindesh se ai ishte realisht nje bandit politik dhe kriminel politik, i cili ishte shume pasionant ne spiunimin, gjetjen, arrestimin, burgosjet, vrasjet dhe internimet e atyre qe luftonin pushtuesin italian. Ne thelb, Merlika ishte nje fashist, ne ideologji dhe moral. Pra, ai s'ishte as demokrat (sepse ishte pro nje diktature ) dhe s'ishte as atdhetar sepse ishte pro pushtimit te vendit te vet nga te huajt. Dhe, nuk eshte sic thua ti " per shkak te metodologjive patetike " por per shkak te parimeve morale, historike dhe politike universale. Sa i perket pjesemarrjes ne Aktin e Shpalljes se Pavaresise, merlika, ashtu si 80% e atyre qe firmosen nuk kishin kurrfare kontributi. Thjesht iu derguan fjale te marrin pjese ne ate ceremoni te rendesishme per te perfaqsuar " katundin " e tyre. Kjo nuk kerkonte kurrfare sakrificash. Ndersa, shpallja e tij " qytetar nderi " i krujes dhe ngritja e permendores nuk tregon gje tjeter vetem mungesen tragjike te moralit tone aktual shoqeror, moralin e modelit Rama-berisha e Co. Mos e rreshto emrin tend ne radhen e sharlataneve historike e publicistike. Historia e shoqerive dhe natyra e moralit te tyre nuk zgjat disa vjet apo dekada, kurse shkrimet mbesin.
Musolinin e varrën kokëposhtë, Hitleri bëri vetëvrasje, Kuisling në Norvegji u dënua me vdekje dhe të njëjtin fat kishte dhe Peten në Francë si dhe shumë bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit në Evropë. Në Shqipëri çuditërisht kjo farë propagandohet e nderohet si heronj!!! Neveri për këto mbeturina osmano-islamike, fashisto-naziste e staliniste që vazhdojnë të jenë simbol i vazhdimësisë së politikës shqiptare!
Hiqeni ket surrat te nxire arabi Mustafa se e degjenerut istorine e kombit shqiptar....pse kishim(dhe i kemi akoma) peshqsh nga sullton Murati keta njethundrake turkoshqipfoles prandaj nuk u bo shtet vatoni..... ptuuuuu!
Koha e vetvrasjes apo vellavrasjes po na troket ore e minute. Ne çdo fushe te jetes ne atdheun ton te perbashket, trumbetohet me te madhe TRADHETIA, POSHTERIMI KOMBETAR. KRIMINELET kthehen ne HERONJ, ATDHETARET kthehen ne TRADHETAR, SHKATERIMI EKONOMIK apo KULTUROR.dhe HISTORIK kthehet ne CLIRIM. Shitja e interesave kombetare apo falja e territorit toksor apo ujor quhet domosdoshmeri. Asnje ze i quajtur atdhetar nuk pipetin neper gazetat apo propaganden e dites. Nje tëmerr i vertet. Mercenarizmi paraqitet si krenaria me e madhe kombetare. Ne kete valle te felliqur antikombetare, jan te perfshira edhe Arsimi Shteteror duke perfshire Akademite, qofte e Tiranes ashtu edhe e Kosoves. Lufta nuk mbaron vetem me kriminelet dhe kuislinget qe duhet te trajtohen si atdhetar te dores se pare, por vazhdon edhe kunder GJUHES, kesaj mbrekullie mijera vjecare. Nga Akademia e Kosoves del nje botim "shkencor" ku i futen me pahir fjalorit te gjuhes shqipe 13mije fjale turke. Asnje atdhetar nuk ftohet ne gazetat kryesore shqipe. Asnje gjuhetar ne mbrojtje te GJUHES SHQIPE nuk kundershton nje maskarallek te tille neper gazetat shqipe. Pra, trumbetimi i urrejtjes dhe antishqiptarise, eshte kthyer ne tregetin me fitim prurese, ne gazetarin shqiptare.
Ben Andoni, njeri I rrjedhur nga trute.
Nje kolaboracionist dhe racist/ Turp qe doni te rehabilitoni njerez te denuar nga historia.
ka disa probleme: cfare roli ka ne vrasjen e Ypit (1920) a ka ber vrasje te tjera? perpara 1920. ka nje leter per ndarje toske gege ka ca raportime qe ne konferencen e paqes ne paris Tsaldaris i Greqise flsiste me letra te dhena na M. Kruja.