Gonxhja: Kulla e Turanit do të restaurohet së shpejti

29 Dhjetor 2025, 16:06Kulturë TEMA
Gonxhja: Kulla e Turanit do të restaurohet së shpejti

Kulla e Turanit do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen për restaurim. Lajmin e bën të ditur Ministëri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Monumenti i kulturës, i dëmtuar nga reshjet e dendura të shiut, është përfshirë në listën e objekteve në risk nga DRTK Korçë.

Mirëmëngjes dhe me një tjetër monument kulture që do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen emergjente, ju uroj një javë të mbarë!

Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë, përmes fondit të dedikuar për ndërhyrjet emergjente, do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese, në respekt të parimeve të restaurimit konservues dhe autenticitetit të monumentit. A.K./TemA

1 Komente

  1. D
    Detari

    jane dhe nje vendbanim kolone turqish Turan (popull stepash) ne rrethin e korces.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje