Dhe në një ditë të re mund të futesh në një kopsht të bukur, ku gjithçka mund të kthehet në pranverë, duke ta kujtuar se dielli përherë gjen të çarat nëpër mjegull dhe të prek, dhe të prek butësisht, dhe të prek ëmbëlsisht. si duart e një dashurie përvëluese.
Se një ditë e re është njëlloj përsëdytje e krijimit, ku ti mund të krijosh gjithçka të bukur, gjithçka të bukur që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe nuk ka mundësi të përsëritet kurrë më si atë ditë.
Ky mëngjes i bardhë si bora
është çast kur sytë duhet të lirohen
nga imazhet e shkretuara,
nga ëndrrat e zeza
dhe të ecin ditës së re me mendime të reja.
RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL
TITULLI: "Mund të jetë si në fillimet e kohëve"
KATEGORIA: Poezi dhe Kritikë Letrare
Lini një Përgjigje