Mbahen homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit Zhani Ziçishti

27 Shkurt 2026, 09:13Kulturë TEMA
Mbahen homazhe në Korçë për aktorin e njohur të

Homazhe në nderim të aktorit të njohur Zhani Ziçishti janë mbajtur këtë të enjte në Teatrin e Korçës, ku të afërm, kolegë dhe përfaqësues të botës së artit i dhanë lamtumirën e fundit.

Teksa i dhanë lamtumirën e fundit miq kolegë dhe përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan kontributin e tij të gjatë në skenën e teatrit dhe kinematografi. Miq dhe bashkëpunëtorë e kujtuan si një profesionist të përkushtuar, me dashuri të pakushtëzuar për artin.

Me ndarjen nga jeta të Ziçishtit, arti shqiptar humb një emër të rëndësishëm, por trashëgimia e tij artistike mbetet pjesë e memories kulturore të vendit.

A.K./TemA

1 Komente

  1. E
    E VERTETA

    U prehte ne Paqe!Ngushellime familjes per humbjen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje