Zef Mazi vjen me librin “Kosova, lufta e heshtur”

26 Shkurt 2026, 17:18Kulturë TEMA
Zef Mazi vjen me librin “Kosova, lufta e heshtur”

“Kosova, lufta e heshtur”, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën në vitet 1991-1999, një libër nga Zef Mazi, që vjen e si një rrëfim i drejtpërdrejtë mbi proceset diplomatike që shoqëruan vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. 

Mazi sjell në këtë botim dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe. Në libër vihet në qendër roli i Shqipërisë për Kosovën, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe ndërkombëtare, si dhe përplasjet mes politikës dhe të drejtës ndërkombëtare.

Autori ndalet edhe te vendimmarrjet që, sipas tij, janë marrë shpesh pas dyerve të mbyllura, por që kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet historike.

“Pak kanë qenë dështimet e të mëdhenjve që kanë pasur pasoja kaq katastrofale, për një komb kaq të vogël”, u shpreh autori Zef Mazi.

“Kosova, lufta e heshtur” përmban kujtime mbi bazë arkivore dhe analiza të mekanizmave të diplomacisë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të proceseve që çuan drejt pavarësisë së Kosovës. A.K./TemA

2 Komente

  1. A
    Alkatras

    Kot mundohesh te bjesh ne sy o Xef, more vemja e Muhamet Kapllanit! Shkruan gjera kot, qe s'kane anje vlere njohese se, letrare jo e jo! Ca shenime te mbledhura kuturu, thjesht per tu vene emrin Xef. Sepse do te bjere ne sy Xefi per te drejtuar sado pak fytyren e shtrembur qe nga koha e rinise kur ja deformoi vetem me nje shuplake durrsakja. E more Xef kellira, nuk mund ta kuptosh sa alergjik dhe i nveritshem je. Shi ore plak matuf, boll ke perfituar dhe i ke rene qylit per hiçgje te dobishme qe ke bere ne jete. Bej ndonje sherbese Metit, si ne kohet e dikurshme. Mos ki frike prej tij! Tashme edhe ai eshte i pensionuar nga te gjitha anet!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu

      vLERË LETRARE! mOS E PATE FJALËN PËR LETRARE-ARTISTIKE DERISA BËHET FJALË PËR NJË ESE NGA POLITIKA DIPLOMATIKE. CDO SHKRIM KA VLERËN E VET TË RËNDËSISHME. NUK SHOH SE ME CKA KONSISTON PERCEPTIMI YT PERSONAL, POS ME NDONJË MOSHONEPSJE NGA PERSPEKTIVA YTE PERSONALE! uROJ AUTORIN PËR KONTRIBUTIN MJAFT POZITIV PUBLICISTIK.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje