Më 1 gusht të vitit 1914 lindi aktori i paharruar Seit Boshnjaku (1914-1985)

1 Gusht 2025, 20:10Kulturë TEMA
Më 1 gusht të vitit 1914 lindi aktori i paharruar Seit Boshnjaku

Më 1 gusht të vitit 1914 lindi aktori i paharruar Seit Boshnjaku (1914-1985)

Që në vitet ‘30, zëri dhe prania e tij artistike u ndien fuqishëm në teatrot e Shkodrës e Tiranës, me trupat kulturore si “Vllaznia” dhe “Shkëndia”.

Në vitin 1949, u bë pjesë e Teatrit Popullor, ku shkëlqeu për më shumë se 20 vite në mbi 50 role.
Roli i Pashait në dramën “Halili dhe Hajria” do të mbetet një nga interpretimet më të spikatura të karrierës së tij.

Pas daljes në pension në vitin 1966, ai nuk u nda nga skena dhe vazhdoi të dhuronte emocion për më shumë se një dekadë, me role si Prela në “Toka jonë”, Doktori në “Arturo Ui”, Gjeloshi në “Dragoi i Dragobisë”, etj.

Në kinematografi, u shqua në filma si:
“Debatik”, “Detyrë e posaçme”, “Toka jonë”, “Përse bie kjo daulle”, “Në pyjet me borë ka jetë”, ku i dha jetë figurave me nuanca të thella njerëzore dhe artistike.

Seit Boshnjaku mbetet një emër i nderuar i skenës dhe ekranit shqiptar, një aktor që i dha zë dhe shpirt kohës së vet./Na Ishte Dikur/

Lini një Përgjigje