Irena Papas është aktore me famë botërore. Në rininë e saj ishte shndërruar në një sensacion kinematografik, duke shënuar shumë suksese me role në filma të shumtë, por ajo që e bën më të veçantë për shqiptarët ishte roli i saj në filmin “Odiseu”, ku kishte luajtur bashkë me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu.
Bekim Fehmiu njohjen me Irena Papas e ka shkruar në librin e tij me dy pjesë “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme” , ku edhe ka ndarë detaje me lexuesit edhe për pjesën kur kanë diskutuar për prejardhjen e Irena Papas, që sipas këtij libri, Papas e kishte konfirmuar se ajo ka prejardhje shqiptare.
KultPlus ju sjell këtë pjesë nga libri i Bekim Fehmiut./ KultPlus.com

Shyqyr qe e gjetet dhe e botuat se na cmenden me pseudohistori dhe me perralla. Une me nje klikim e kam gjet para ca kohesh dhe e kam botuar ne rrjetet sociale
Ky rast, raste te tjera ne nivel udheheqesish dhe shtetformuesish te shtetit grek arvanitas dhe shqiptar, we jane nje gjak dhe flasin shqip, kane wene dhe jane tmerri I Politikes greke! Greker! Beni nje regjistrim te ndershem, per vehten tuaj, dhe kerkoni we Alvanitasit we I kane mbiemrat me 2-3 rrokje me s ne fund, te konfirmojne Alvanitine. Kaq duhet qe grewia te ndertoj nje politike te re dhe miqesore me shqiptaret kudo we jane ese Arvanitasit dhe shqiptaret sot din me shu.e se 50% mos e pubikoni. Por ndryshoni poltiken ndaj shqiptareve, drystone ne funksion te ketij rezultati. Sigurishte Greqia do dukesh me mire, me civile dhe ndoshta dp theksohej, nese prejardhja tyre eshte helene.Greqia duhet te kuptoi se nuk ndryshohet Shqiperia me katundar negatkv dhe te pashkolluar Progonati. Greqia duhet te kuptoj se ka marre fund karshmeku ndaj Shqiperise. Shqiperia ka ndryshuar ne kushte trysnie dhe kjo e ka bere .e te forte, me te ndershme dhe me elitare ne Ballkan.
NJE ARVANITAS TAKSIXHI… Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë dësirë të këthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na… Kishim shkuar me gruan në Neo Kosmos t’i gëzohemi buzëqeshjes që të ofron mjalti i mjaltit të jetës, fëmija i fëmijës, nipi pesë muajsh. Vajza, si vajzat, gjithnjë këmbëgul të udhëtojmë me taksi duke na futur në xhep edhe shpenzimet e rrugës. Kështu bëmë… … Në Franxhi, një nga rrugët më të zhurmshme të Athinës, i -nxorrëm dorën një taksie dhe pasi i thamë se ku do të shkojmë u ulëm qetë – qetë në ndenjësen e pasme. Nuk folëm si zakonisht shqip, jo se kemi frikë por sikur na ishin mbaruar kuvendet. Shoferi, rreth të pesëdhjetave, me një barrë thinja mbi kokë, na u drejtua ? - Skipëtar jeni ? Të befasuar nga pyetja, pamë njeri tjetrin në sy dhe u përgjigjëm me një notë zanore. - Po, shqiptarë jemi. Pastaj unë, si të desha ta betonoja fjalën, shtova; - Njëqind përqind shqiptarë… - Si e vërteton se jeni njëqind për qind skipëtar ? – tha ai me një shqipe befasuese. -Jemi nga Verilindja ku është qendra gjeografike e shqiptarëve dhe ku nuk ka as sllavë, as grekë e asnjë lloj kombësie tjetër. - Si thoni ju andej, fshat apo katund ? – bëri testin taksixhiu. - Katund iu përgjigj gruaja para se të kuptoja se ku donte të dilte ai. - - Vërtet qenkeni një qind për qind skiptarë – tha- dhe na pa me një respekt që nuk e kishim ndjerë ndonjëherë gjatë tërë këtyre viteve në Greqi. Ndërkohë, makina, duke përfituar edhe nga lëvizjet e pakta nëpër rrugët e Athinës, vraponte dhe bashkë me të vraponte edhe biseda jonë, ne shqip dhe ai në arvanitisht. Ai me një dëshirë të madhe filloi të na recitojë vjersha në gjuhën arvanitase. Diku, kur rruga doli para një këthese, ai na pyeti: - Nga do shkoni, djathtas apo majtas ? - Drejt, - i thash unë. - Na i thomi dreq, ndreqi ai. Në shqip dreq do të thotë djavolo, hulumtoi taksixhiu duke i dhënë gjallëri bisedës. Më tej filluan këthesat e ne filluam të përsërisim në trio “djathtas”, “majtas”, “drejt” derisa arritëm në shtëpi. Por para se të arrijmë ai na tha një fjalë që na bëri të mendohemi jo vetëm atë ditë por edhe sot e kësaj dite. Tek udhëtonim, gjithnjë ai me arvanitishten e tij dhe ne me shqipen tonë që në shumicën e fjalëve nuk kishin ndryshime rrënjësore, e thelluam njohjen dhe fjala ra për kohën e qëndrimit tonë në Greqi dhe thithjen që po na bënte shoqëria greke dita ditës. -Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, tha ai, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na… Ndjeva në fjalët e atij taksixhiu edhe brengë, edhe mall, edhe shqetësim. Unë, nisur nga një ngjarje që më pat ndodhë me një taksixhi në korrik të vitit 1996 kur erdha në Greqi, taksixhi i cili për një rrugë që nuk bënte më shumë se dymijë dhrahmi më kërkonte pesëmbëdhjet mijë dhrahmi, më shumë se sa kisha paguar për rrugën nga Tirana në Athinë, ndjehesha gjithnjë i rezervuar me ta dhe reston ua kërkoja deri në qindarkën e fundit. Për herë të parë atë natë nuk e pranova reston e atij taksixhiu arvanitas, ndonëse ishte sa dyfishi i shërbimit. Ai njeri më dha një mësim, më përcolli një mesazh njerëzor që nuk dua ta mbaj për vete, ndaj po ua përcjell lexuesëve që fëmijëve të tyre tu mësojnë “gluhën e mëmës”, që të mos bënenë grekër si na”… Mes emocioneve që më shkaktoi ai arvanitas që mburrej se kishte gjak “njëqind për qind skipëtar” bëra gabimin që nuk i mora emrin dhe adresën, madje nuk i mora as numërin e taksisë… Atë njeri duhet ta takoja…Atë njeri dua ta takoj… Florinjtë janë të shtrenjtë dhe të dëshirueshëm se janë të rrallë, nuk janë si gurët e zallit. Abdurahim Ashiku Gazetar
Shkrim i bukur Ashik! Prej gazetari të vjetër. Më duket se ose je nga Dibra ose ke qënë korrespondent atje. E vërteta është se pak nga pak rrënjët do shkulen. Brezi i parë, i lindur në vend të huaj, do ta ruajë disi shqipen, i dyti nuk është e sigurt. Veçse nëse martohet me shqiptar/e. Kjo jo vetëm në Greqi, por edhe në Itali, Amerikë etj. Dhe është një proces i natyrshëm. Nipi apo mbesa e brezit të tretë nuk mund të quhet më as Arben dhe as Flutura. Aq më shumë kur edhe në Shqipëri nuk i përdorin më këto emra, por Emiliano, Xhordano, Elvis etj. Pra nipi apo mbesa do marrin emrat e vendasve për të mos u ndjerë të margjinalizuar. Ndryshe do të mbeten si mish i huaj në vendin pritës. Vetëm arabët myslimanë vazhdojnë të ruajnë emrat e tyre islamë, por kjo nuk i ndihmon të integrohen në shoqërinë vendase. Përkundrazi. Për më shumë ata që janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të krimit, varfërisë, mosnjohjes së meritës etj etj, nuk do t'i nxisin edhe aq shumë fëmijët dhe mbesat apo nipërit e tyre që të jetojnë të veçuar nga vendasit, nga një shoqëri më e begatë dhe më e qytetëruar. Për të ruajtur rrënjët duhet të rrish në vendin tënd.
Respekt për ju z. Tomori Nga Dibra jam dhe në Dibër kam punuar edhe si gazetar profesionist deri në korrik 1996 kur qesh i detyruar për të shpëtuar veten dhe fëmijtë të marr rrugën tash 28 vjeçare të kurbetit...
Fati i zi i shqipkarit. Dje iknin prej zullumit te Zogut, sot prej Edver droges. Mazamakeq. Jau qift kina nonen.
O malok te dhjefsha rracen mut i mutit