Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik 2025, 08:21Kulturë TEMA
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për

Muzeu i Pogradecit periudhën e fundit ka pasur një rritje të madhe të vizitorëve, ky institucion pas restaurimit ka pritur qindra vizitorë vendas dhe të huaj të cilët janë njohur me fondin muzeal tepër të larmishëm, transmeton rtsh.

Muzeu është i hapur për vizitorët çdo ditë të javës, dhe është një nga destinacionet më të vizituara”, u shpreh Froseda Tola, përgjegjëse e muzeut të Pogradecit.

Tola tregon që përpos numrit te vizitorëve vendas muzeun e vizitojnë edhe turistët evropian sidomos pas zbulimeve arkeologjike të fundit në Lin, ku një pjesë e palafiteve është ekspozuar në këtë muze.

“Vizitorët janë të interesuar veçanërisht për banesat palafite duke u bërë dhe pjesa që tërheq më shumë ato”, tha ajo.

Vizitorët sidomos të huaj pasi vizitojnë muzeun e Pogradecit planifikojnë vizita edhe në sajtet e tjera kulturore historike në rrethin e Pogradecit. 

  

1 Komente

  1. T
    Tironci qytetar

    Pogradeci qytet shume i bukur, duhet ruajtur e jo sic thuhet qe do ndertohen pallate shumekateshe atje; atje te investohet me teper te rruget e brendshme te lagjeve, ne lulishte te vogla ne sheshe te lagjeve, te shtohet gjelberimi qe e ka me shume se cdo qytet ne fakt dhe kryesorja te gjehet zgjidhje per trafikun sidomos ne vere; Po te behet pedonalja deri ne Tushemisht do jete fantastike me peme e bicikleta e kende lojrash e qendra sportive verore e dimerore etj etj gjera te bukura per cdo stine.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje