Nis rikonstruksioni i sheshit pranë Kinema "Republikës" në Shkodër

12 Korrik 2025, 08:06Kulturë TEMA
Nis rikonstruksioni i sheshit pranë Kinema "Republikës"

Ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të sheshit pranë Kinema “Republikës” në Shkodër. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Objekteve Shtetërore po punojnë për sistemimin e këtij sheshi, me qëllim që t’i japin një pamje të re godinës së kinemasë, e cila tashmë është rikthyer në funksion për qytetarët e Shkodrës.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrethore dhe estetikën e një prej pikave kyçe të qytetit, duke e bërë më tërheqës dhe funksional hapësirën publike pranë këtij objekti kulturor.

/RTSH/

2 Komente

  1. J
    James Carville

    Shteti duhet te Krijoje Urgjentisht Fondin SOVRAN dhe kapitalet e shqiptareve duhet te shkojne ne projekte ekonomike me norme fitimi te larte dhe me fitim te sigurte .E specifikoj ne projekte ekonomike , mjafte me lek te hedhur neper fasada e sheshe , ne pllaka qe levizin e thyhen per 6 muaj dhedhe lule e palma qe thahen ne 3 Muaj, Fondi Sovran i SHQIPERISE mund ta filloje qofte edhe vetem me pasurite e sekuestruara krimit qe ose mund te shiten ne Ankand ose te menaxhohen nga fondi , qe si e degjova nga nje lajm ne TV ,vetem vitin e kaluar kaluan shifren 36 miljone USD, keto investime mund te kanalizohen kryesisht ne EKONOMINE NACIONALE , por mund te hidhen edhe ne KAPITALIN BOTEROR, ne modelet e fondeve te tjera sovrane, mjaft me rrush e kumbulla parate e shqiptareve , dhe me projekte lagjesh cdo 10 vjet se na shkoi jeta ne pluhur e duhet te kapercejme kanale dhe pellgje per me shku ne shtepi, dhe vec kur e shohim qe e zuri sheshin ky apo vuri karriket ai.THE ECONOMY ,STUPID kjo duhet me qene moto

    Përgjigjjuni
    1. i
      il pittore

      cere jane keto godina te bojatisura me te kuqe mer

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje