Olen Çezari nga Porto Palermo: Këtë përvjetor e hap vetë festivalin, koncert nën yje dhe emra të njohur në skenë

30 Korrik 2025, 16:10Kulturë TEMA
Olen Çezari nga Porto Palermo: Këtë përvjetor e hap

Në një lidhje direkte për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, violinisti Olen Çezari ndau emocionet për edicionin e pestë të festivalit në Porto Palermo, duke theksuar se për herë të parë vetë ai do të çelë aktivitetin me një koncert në kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

" Sot kam vendosur të bëj një intervistë dyshe. Jam në Porto Palermo dhe këtu kam të zotin e kalasë, Ali Pashën.

Është hera e pestë dhe është hera e parë që e hap unë. Është hera e parë që kam vendosur që në këtë përvjetor ta hap unë me koncertin tim sepse gjithmonë koncertin tim e krijoja, e realizoja në fund të festivalit.

Në fund të festivalit në këtë vit kemi lënë kubanat, dj etj.Janë 12 koncerte, mund ti gjeni në rrjetet tona sociale se kush do të jenë të ftuarit. Koncertet i kemi të enjte, të premte, të shtunë dhe të diel. 

Miqtë tanë janë: 

Me datë 31 kam koncertin tim. Me 1 kemi Ansamblin Folklorik Shqiptar. Me datë 2 kam një koncert special me Ledina Çelon, Genc Tukicin, Ana Maria Beqaj. Të dielën e mbyll Dren Abazi. Kjo është vetëm java e parë.

Festivali vazhdon për 3 javë rresht. Javën e dytë e hap mbretëresha, Aurela Gace", u shpreh Çezari.

Lini një Përgjigje